Lajmet e funditVendi

570 milionë € mbledh ATK-ja për këtë vit, synohet ulja e borxhit që është 430 milionë €

Rreth 570 milionë euro të hyra deri më tani janë realizuar nga Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), shifër kjo që mund të rritet deri në fund të këtij viti, duke e tejkaluar planin e të hyrave buxhetore për këtë vit që ka qenë 556 milionë euro, raporton Ekonomia Online.

Për periudhën janar-nëntor të këtij
viti, aktualisht ATK-ja ka realizuar mbi 552 milionë euro, që krahasuar me
vitin e kaluar, ky institucion ka mbledhur mbi 126 milionë euro apo rreth 30
për qind.

Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Ilir
Murtezaj, në një intervistë Ekonomia Online, ka thënë se këtë vit kanë mbledhur
më shumë krahasuar për 87 milionë euro më shumë se në vitin 2019.

“Për periudhën janar-nëntor të
vitit 2021, të hyrat e realizuara kanë qenë 552,7 milionë euro, shumë kjo që
krahasohet me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, rezulton që kemi mbi 126
milionë euro më tepër apo rreth 30 për qind. Gjithashtu edhe në raport me
planin e rishikuar kemi tejkalim të planit afro 40 milionë euro. Duke e ditur
që vitit 2000 ka qenë vit i brishtë, dhe që nuk mund të bëhen krahasime të
drejta në raport për të saktësuar efikasitetit e këtij viti, atëherë nëse i
referohemi periudhës së njëjtë të vitit 2019, atëherë prapë se prapë këtë vit
kemi tejkalim të hyrave për 87 milionë euro, apo 19 për qind”.

“Gjithsesi se edhe gjatë vitit
2021 kemi pasur pandemi dhe kemi pasur periudha të caktuara kur kanë qenë
kufizimet e qytetarëve dhe zhvillimit të aktiviteteve nga ana e bizneseve.
Mirëpo përkundër kësaj të gjitha sfidave ne sigurisht i kemi krijuar mekanizmat
dhe sistem elektronik që përmes saj pretendojmë që vazhdimisht t’i
identifikojmë rrisqet tatimore dhe bazuar në ato rezultate, ne i orientojmë resurset
tona në luftim të informalitetit në terren, dhe si rezultat i kësaj, ndihmë ka
dhënë Qeveria dhe ardhja e diasporës gjatë periudhës verore ka bërë të
qarkullojnë bizneset, dhe të gjitha këto faktorë kanë ndikuar që ne sot të kemi
rezultate kaq të larta të të hyrave tatimore”.

“… tani kur jemi në përfundim të
vitit, aktualisht kemi 570 milionë euro të hyra deri më tani, shumë kjo që
konfirmon atë që e  kemi tejkaluar planin
e të hyrave buxhetore për këtë vit që ka qenë 556 milionë euro, rreth 14 milionë
euro më shumë. Pritjet tona janë që me këtë trend që jemi duke shkuar, deri në
fund të vitit presim që të kemi një tejkalim mbi 40 milionë euro”, ka
thënë ai.

Sfidë tjetër për ATK-në mbetet
monitorimi i bizneseve të fiskalizuara. Ai thotë se kohëve të fundit ka ndodhur
një fenomen që shumë biznese nuk lëshojnë kuponë fiskal, me ç’rast thotë se
kanë shqiptuar një mori të gjobave ndaj tyre.

“Ne vazhdimësi mundohemi t’i
eliminojmë faktorin njeri dhe në këtë rast, bëjmë përpjekje maksimale që fokusi
jonë të jetë i orientuar bazuar në sistemin elektronik. Këtë rast në periudha
të caktuara ne kemi pasur aktivitete gjatë periudhës javore tek gastronomia,
pastaj hotelieri, ku e dimë se në periudhën e pandemisë, një numër i caktuar i
bizneseve e bën si fenomen mos lëshimin e kuponëve fiskal dhe këtë rast ne kemi
qenë të detyruar që ta monitorojmë këtë proces, dhe është vërtetuar se ka pasur
një rritje të mos zbatimit të ligjit në drejtim të mos lëshimit të kuponëve
fiskal nga ana e bizneseve të cilat kanë qenë të fiskalizuara”.

“Si rezultat i këtyre masave, ne i
kemi shqiptuar një mori gjobash ndaj atyre bizneseve, por që i gjithë ai
aktivitet nuk ka qenë në fokus që të aplikohen ndëshkime por fokusi jonë ka
qenë monitorimi i zbatimit e ligjit, por njëkohësisht t’i përkujtojmë të gjitha
bizneset që janë të detyruar ta zbatojnë ligjin, siç është e përcaktuar me
dispozita ligjore”,

Ndërsa borxhi i bizneseve ndaj ATK-së,
kap shifrën e rreth 430 milionë eurove, teksa Murtezaj thotë se viteve të
fundit këtë borxh kanë arritur ta ulin për 6 për qind, duke u mundësuar
bizneseve që borxhin ta paguajnë përmes kësteve, raporton EO.

“Në vazhdimësi ATK-ja për 19 vite
vazhdimësi ka qenë e vlerësuar mirë nga institucionet vendore dhe
ndërkombëtare, sepse dihet që ka qenë duke u rritur stoku i borxheve, mirëpo në
vitin 2019, siç e kemi proklamuar vazhdimësi ka ndodhur një rikthim i madh, që
duke e arritur që për herë të parë pas 19 viteve që ta ndalim atë trendin e
rritjes së stokut të borxheve dhe ta ulim për 6 për qind ose në vlerë mbi 20
milionë euro”.

“Vitit 2020 ishte vit pandemik dhe sikurse në gjithë botën kemi qenë të detyruar të krijojmë zgjidhje ligjore, që t’u mundësojmë që borxhet e papaguara t’i programojnë përmes marrëveshjeve me pagese me këste. Me këtë rast kemi arritur që ta trefishojmë vlerën e borxhit i cili është programuar gjatë vitit 2020 në raport me vitin 2019. Stoku i borxhit aktual është rreth 430 milionë euro”, ka thënë ai.

570 milionë € mbledh atk-ja për këtë vit, synohet ulja e borxhit që është 430 milionë €
570 milionë € mbledh atk-ja për këtë vit, synohet ulja e borxhit që është 430 milionë € » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button