Lajmet e funditVendi

Milaim Zeka: Ish-presidenti i Kazakistanit ka vdekur, por pse mbahet sekret një zot e di

Gazetari Milaim Zeka përmes një shkrimi në llogarinë e tij në facebook, ka thënë se ka informacion për vdekjen e ish-presidentit të Kazakistanit, Nursultan Nazarbayev, shkruan Express.

Zeka tha se nuk po raportohet për çfarë po ndodh në Kazakistan, pasi kriza ka kapluar këtë të fundit.

“Asnjë lajm për Kazakistanin. Nuk po raportohet më se çfarë po ndodh atje”, është shprehur Zeka.

Tutje, ia tha se ka disa ditë që ka vdekur presidenti Nazarbajev, përkundër se mediat më prestigjioze në botë nuk kanë raportuar asgjë lidhur me këtë.

“Ka disa ditë që ka vdekur edhe ish-presidenti Nazarbajev, po çuditërisht, askund, asnjë lajm”, ka thënë Zeka.

Madje, gazetari tha se ka informacion se Nazarbajev fillimisht ka udhëtua për në Londër, e pastaj në Kinë, por atje ka vdekur.

“Burimet e mia te informacionit thonë se ish-presidenti Nazarbajev erdhi në Londër, pastaj fluturoi për në Kinë për punë shërimi, por atje ka vdekur”, ka thënë Zeka.

Krejt në fund, i bindur se kjo gjë është e vërtetë, Zeka tha se nuk e di pse po mbahet sekret kjo gjë.

“Pse po mbahet sekret, një Zot e di”, shtoi Zeka.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button