Lajmet e funditVendi

Milaim Zeka për Glauk Konjufcën: Familja e tij është përndjekur tërë jetën nga Beogradi

Ish-deputeti e gazetari, Milaim Zeka ka shkruar në Facebook pas konstituimit të Kuvendit për kryeparlamentarin Glauk Konjufca.

Zeka ka thënë se Konjufca vjen nga një familje që tërë jetën ka qenë e përndjekur nga Beogradi.

Për Albin Kurtin që u emërua kryeministër, Zeka ka thënë se është person që ka drejtuar demonstratat e studentëve e ka punuar me Adem Demaçin.

Zeka shton se në listën e ministrave, Donika Gërvalla dhe Armend Mehaj janë emra që e bëjnë krenar diasporën.

Sipas tij Gërvalla është shumë e përgatitur për postin që ka marrë, e njëjtë ka deklaruar edhe për ministrin e zgjedhur të mbrojtjes.

Milaim zeka për glauk konjufcën: familja e tij është përndjekur tërë jetën nga beogradi
Milaim zeka për glauk konjufcën: familja e tij është përndjekur tërë jetën nga beogradi » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button