Lajmet e funditVendi

Mijëra euro kredi për konsum – ekspertët ia lënë fajin pandemisë, ngadalësohet zhvillimi i sektorit privat

Ekspertët e ekonomisë në vend po vlerësojnë se pandemia ka shkaktuar frikë të qytetarët për të marr angazhime të mëdha financiare. Sipas tyre në disa sektor investimet kanë stopuar, ngase kryesisht kreditë janë shfrytëzuar për konsum.

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës,
Safet Gërxhaliu në një intervistë për Ekonomia Online, thotë se në pamundësi që
qytetarët dhe bizneset ta shijojnë ndihmën e institucioneve alternativë të
vetme i kanë pasur bankat.

Sipas tij rritja e vlerës së marrjes
së kredive do të ngadalësojë trendin e zhvillimit të sektorit privat.

“Definitivisht pas pandemisë bota
nuk do të jetë ajo që ka qenë, më parë, e dyta duhet një rirënditje e re
ekonomike, dhe duhet të theksohet në këtë kohë pandemie se nëse dikush e ka dhënë
provimin e pjekurisë dhe profesionalizimit është sektori privat dhe shpirti ndërmarrës
i kosovarëve”.

“Bizneset dhe qytetarët kanë pasur
shumë pak mundësi ta shijojnë dorën e zgjatur të shtetit, t’i ndihmojë shteti në
këtë kohë dhe fatin e aktiviteteve biznesore e kanë marr në duart e veta, dhe nëse
mungon ndihma nga institucionet cka është alternativa përvec adresimit te
bankat dhe në këtë drejtim është një rritje e kredive dhe është një moment që
do ta ngadalësoj trendin e zhvillimit të sektorit privat, por nga vet fakti se
që nga fillimi i këtij viti e deri më sot janë investuar vetëm 90 milionë euro,
nga pakot e miratuara nga parlamenti i Kosovës, e dëshmon se sa pak është bërë
për të mbështeur eknoominë dhe sektorin privat”.

Gërxhaliu thekson se Banka Qendrore e
Kosovës, ka luajtur rol të rëndësishëm në ruajtjen e stabilitetit fiskal,
derisa pohon se duhet të gjenden pako lehtësuse në mënyrë që të motivohet
sektori privat.

“Adresa ka qenë bankat, dhe në këtë
drejtim Banka Qendrore e ka luajtur një rol të rëndësishëm në ruajtjen e
stabilitet fiskal dhe duhet të kuptohet që një shoqëri që varet nga importi,
destinacioni i kredive në këtë drejtim i orientuar në blerje dhe në konsum se
sa në zhvillim, duhet të gjenden pako lehtësuese që të motivohet sektorit
privat”.

Përvec, pakove lehtësuese, Gërxhaliu
thekson nevojë për sundim të ligjit për të iu kirjuar investim të sigurt
bizneseve.

E, për të padyshim që për të pasur një
zhvillim ekonomik të avancuar duhet të arrihet një marrëveshje përfundimtare
ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Kosovës i duhet një stabilitet
politik, një sundim i ligjit për t’i motivuar qytetarët dhe bizneset për të
investuar, ju po e shihni që agjenda politike është duke dominuar dhe imazhi i
Kosovës është një pikë mjaft kritike dhe po e shihni që raportet janë kritike. Është
utopike që të mendohet një zhvillim ekonomik i zhvilluar derisa nuk do të
arrihet një marrëveshje përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

Edhe njohësi i çështjeve ekonomike në
vend, Bardh Ahmeti për Ekonomia Online thotë se sektori bankar gjatë pandemisë
ka qenë stabil përkundër vështirësive, derisa ka përmendur që ka egzistuar
frika te qytetarët për të marr kredi.

“Sektori financiar ka qenë stabil
gjatë pandemisë, përkundër sfidave që i ka prekur të gjitha sferat e jetës, dhe
kreditë kanë vazhduar trendin e tyre dhe ka pasur frikë te qytetarët për të
marr angazhime të mëdha financiare e njëjta ka vlejt edhe për sektorin privat
dhe në disa sektor investimet kanë stopuar për një fazë dhe kreditë kanë qenë
kryesisht konsumuese”.

Edhe rritja e depozitave ka ardh si
pasojë e frikës që ka egzistuar te qytetarët, derisa e kanë stopuar edhe
konsumin, thotë Ahmeti.

“Gjatë pandemisë kemi vërejt që është
thyer rekordi i depozitave bankare, të cilat kanë qenë në bankat tona dhe kjo
vjen si rezultat i panikut që ka egzistuar te qytetarët, kanë stopuar edhe
konsumin, dhe kanë investuar vetëm aty ku ka qenë emergjente për jetën e tyre
dhe konsumi ka rënë”.

“Sektori bankar në vendin tonë është
mjaft i qëndrueshëm, dhe ka stabilitet ndër vite, nëse shohim bankar komerciale
ato kanë shumë fitime dhe kjo na tregon për një stabilitet të qendrueshëm”,
ka shtuar Ahmeti për EO.

Sipas Bankës Qendrore të Kosovës gjatë
periudhës së pandemisë janë lëshuar 976 milionë euro kredi të reja.

Kjo ka bërë që kreditë aktive në banka të jenë rreth 3.5 miliardë euro, derisa depozitat në banka janë 4.5 miliardë euro, apo me një rritje vjetore 14.7.

Mijëra euro kredi për konsum – ekspertët ia lënë fajin pandemisë, ngadalësohet zhvillimi i sektorit privat
Mijëra euro kredi për konsum – ekspertët ia lënë fajin pandemisë, ngadalësohet zhvillimi i sektorit privat » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv
Mijëra euro kredi për konsum – ekspertët ia lënë fajin pandemisë, ngadalësohet zhvillimi i sektorit privat
Mijëra euro kredi për konsum – ekspertët ia lënë fajin pandemisë, ngadalësohet zhvillimi i sektorit privat » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button