Lajmet e funditVendi

Mësimi online në pandemi – lansohet projekti që synon përmirësimin e shërbimeve psiko-sociale për fëmijët

Është mbajtur ceremonia e lansimit të partneritetit ndërmjet Universitetit të Prishtinës, Bashkimit Evropian dhe UNICEF-it, përmes projektit “Përmirësimi i qasjes në Shërbimet e Shëndetit Mendor dhe Psiko-social për fëmijët dhe familjet dhe vlerësimi i ekosistemit digjital për mësim të vazhdueshëm online”, raporton Ekonomia Online.

Ky projekt ka për qëllim të
fuqizojë shërbimet e shëndetit mendor për fëmijët dhe familjet si dhe të
realizoj vlerësimin e infrastrukturës digjitale në Kosovë.

Rektori i Universitetit të
Prishtinës, Naser Sahiti tha se do të jep mbështetjen e tij maksimale për këtë
projekt, derisa shtoi se do të fuqizojë shërbimet e shëndetit mendor te fëmijët
dhe familjet.

“Projekti ka dy qëllime të
fuqizojë shërbimet e shëndetit mendor dhe të bëjë vlerësimin e infrastrukturës
digjitale në Kosovë. I gjithë ky projekt është iniciuar që të fuqizojë
institucionet publike”.

“Jam i lumtur që projekti do të zbatohet nga Instituti i Psikologjisë. Në cilësinë e rektorit kam dhënë mbështetjen time në këtë projekt. Ndihmon në përmbushjen e misionit të universitetit dhe ndihmon në shoqëri për të gjetur zgjidhje për sfidat”.

Ndërsa Dario Di Benedeto, udhëheqës
i ekipit për Zhvillim Social në Zyrën e BE-së, tha se për qëllim kanë të ndihmojnë
familjet, por në veçanti fëmijët.

Ai tha se programi ofron shërbime
psiko-sociale për të garantuar pjesëmarrje të njëjtë në shkollë për fëmijët.

“Një vit e gjysmë nga fillimi
i pandemisë kemi përjetuar dhe jemi në vetëdije se distancimi social është i
nevojshëm. Ne gradualisht e kemi ndërruar modalitetin e punës. Ne këto kushte
kur njerëzit që jetojnë në varfëri apo s’kanë qasje në mjete online, prandaj
tani ekspozohen rrezikut të bulizmit apo probleme tjera. BE i ka mobilizuar të
gjitha mjetet për të punuar për krizën nga Covidi”.

“Kemi qëllim të ndihmojmë grupet veçanërisht
fëmijët dhe gratë dhe programi ka targetuar mbi 200 mijë qytetarë. Programi
ofron resurse për shërbimet psiko-sociale për t’i garantuar qasje për shërbimet
e njëjta në shkollë dhe programi që po lansojmë sot ka të bëjë me mbrojtjen
sociale dhe shërbimet e shëndetit mendor. Projekti do të mbështetet në mësimin
e vazhdueshëm online dhe do të ofron mbështetje për fëmijët”.

Larissa Bruun, u.d e shefes së zyrës
së UNICEF-it në Kosovë, tha se është e lumtur me lansimin e këtij projekti,
pasi që mësimi online ka ndikuar në shëndetin mendor te fëmijët, raporton EO.

“Jemi në muajin e 18 të
pandemisë  dhe para dy muajve menduan se
po e kalojmë pandeminë por është një rrugë e gjatë para nesh”.

“Në Kosovë shkollat u mbyllin në
mars dhe për një mësues online ka shumë pak kohë dhe është më e vështirë dhe kërkohet
ndihmë e veçantë, dhe kjo ndikon te fëmijët në shëndetin mendor. Jam e lumtur që
tani jemi në momentin ku mund të lansojmë këtë dhe për neve si UNICEF është
shumë e rëndësishme”.

Mësimi online në pandemi – lansohet projekti që synon përmirësimin e shërbimeve psiko-sociale për fëmijët
Mësimi online në pandemi – lansohet projekti që synon përmirësimin e shërbimeve psiko-sociale për fëmijët » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv
Mësimi online në pandemi – lansohet projekti që synon përmirësimin e shërbimeve psiko-sociale për fëmijët
Mësimi online në pandemi – lansohet projekti që synon përmirësimin e shërbimeve psiko-sociale për fëmijët » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button