Lajmet e funditVendi

Mehaj pranon detyrën e ministrit të Mbrojtjes, Quni: Po e dorëzoj në duar të sigurta

Armend Mehaj, në një ceremoni zyrtare ka pranuar detyrën e Ministrit të Mbrojtjes nga ish-ministri, Anton Quni. Ky i fundit u shpreh i kënaqur që këtë detyrë poi a dorëzon Mehajt,  raporton Ekonomia Online.

Mehaj
një ushtarak i dekoruar me medalje edhe nga Ushtria e Shqipërisë për
kontributin e tij në disa misione paqeruajtëse, ka qenë befasia më e madhe nga
Kurti për ta emëruar ministër.

Quni
derisa u shpreh mirënjohës që ka pasur rastin të udhëheq me këtë ministri, tha
se shpreson që objektivat euroatlantike të Kosovës, të jenë prioritet edhe për
shefin e ri të ministrisë së Mbrojtjes.

“Është
kurrshtje e madhe të dijmë për ju pasi që mediet po duan të dinë per të kaluarën
tuaj. Po them disa fjalë. Kam pas ndjejë shumë të mirë kur kam pranuar detyrën.
Po ndejehem po ashtu mirë që kjo përgjegjësi po kalon tek ju me një biografi të
pasur ushtarake. Jam i sigurtë që me ju të gjitha projektet dhe kauza e
vizionet e objektivat tona do të jenë në rrugën e mirë të drejtë. Ne jemi një
hap më afër integrimeve euroatkaltike me ju”, tha Quni.

“Ka
qenë nder të jem pjesë e një institucioni të respketuar që vlerësohet shumë
lartë për përformancat e treguara. Jemi në gjendje të marrim përgjegjësi jo vetëm
brenda Kosovës por edhe jashtë. Duke ju njohur personalisht jam i bindur që këtë
detyrë po e dorëzojë në duar të sigurta. Ju prezantoj disa dokumente të cilat
duhet t’u referoheni filluar nga Kushtetuta”, u shpreh ai.

Mehaj pranon detyrën e ministrit të mbrojtjes, quni: po e dorëzoj në duar të sigurta
Mehaj pranon detyrën e ministrit të mbrojtjes, quni: po e dorëzoj në duar të sigurta » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv
No description available.
No description available.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button