Lajmet e funditVendi

E mbushi veturën me para të shtetit, lihet në arrest shtëpiak u.d. drejtorit të Spitalit në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar masën e  arrestit shtëpiak për ushtruesin e detyrës së drejtorit në Spitalin Rajonal të Ferizajt.

Sipas njoftimit të gjykatës, ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri H.G. nga muaji shtator 2021 deri në muajin dhjetor 2021 në Ferizaj, në cilësinë e personit zyrtar – Ushtrues i detyrës së Drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm në Ferizaj në vazhdimësi dhe me dashje, ka tejkaluar kompetencat e tij zyrtare me qëllim të përfitimit të dobisë së kundërligjshme pasurore për vete, në atë mënyrë që në një pompë të derivateve në Ferizaj, disa herë ka furnizuar me derivate veturën e tij private, pa u pajisur me vendim nga ana e Bordit Drejtues dhe në këtë mënyrë i ka shkaktuar dëm material buxhetit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.

Njoftimi i plotë:

Ferizaj, 15 janar 2022 – Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së arrestit shtëpiak kundër të pandehurit H.G. shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale keqpërdorimi i detyrës zyrtare nga neni 414 paragrafi 1 lidhur me nenin 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri H.G. nga muaji shtator 2021 deri në muajin dhjetor 2021 në Ferizaj, në cilësinë e personit zyrtar – Ushtrues i detyrës së Drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm në Ferizaj, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin e tij zyrtar, në vazhdimësi dhe me dashje, ka tejkaluar kompetencat e tij zyrtare me qëllim të përfitimit të dobisë së kundërligjshme pasurore për vete, në atë mënyrë që në një pompë të derivateve në Ferizaj, disa herë ka furnizuar me derivate veturën e tij private, pa u pajisur me vendim nga ana e Bordit Drejtues dhe në këtë mënyrë i ka shkaktuar dëm material buxhetit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.

Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së arrestit shtëpiak kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtit i është caktuar masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një (1) muaj

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button