Lajmet e funditVendi

Mblidhet LDK-ja për zyrtarizimin e kandidaturave

Kanë arritur në selinë qendrore të LDK-së, anëtarët e Kryesisë për mbledhjen e kësaj partie ku priten të zyrtarizohen kandidaturat për zgjedhjet lokale që do të mbahen këtë vit në vend, raporton Ekonomia Online.

Në mbledhje kanë arritu, ish-ministrja e
Financave Hykmete Bajrami, ish-ministri i Mbrojtjes, Anton Çuni, ish-ministri i
Shëndetësisë Armend Zemaj, deputetja Besa Gaxherri  etj.

Lidhja Demokratike e Kosovës garon për të
parin e Prishtinës me artitektin, Përparim Rama.

Ndërkohë edhe në pesë komuna të tjera janë
zyrtarizuar kandidaturat nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Qytetarët e Kosovës pritet t’u drejtohen
sërish kutive të votimit në muajin tetor për të zgjedhur drejtuesit lokalë.

Ende nuk ka një datë konkrete se kur pritet të
mbahen zgjedhjet, pavarësisht se ka pasur bisedime mes krerëve të partive
politike dhe presidentes Vjosa Osmani.

Mblidhet ldk-ja për zyrtarizimin e kandidaturave
Mblidhet ldk-ja për zyrtarizimin e kandidaturave » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv
No description available.
No description available.
No description available.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button