Lajmet e funditVendi

Mbështetja e grave në ndërmarrësi ndikon në rritjen e ekonomike

Në debatin e organizuar nga Forumi për Udhëheqje dhe Diplomaci, u theksua se mbështetja e grave në ndërmarrësi fuqizon ato dhe ndikon direkt në ekonominë e vendit, raporton Ekonomia Online.

Ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, ka thënë se kjo ministri përkrah
vazhdimisht OJQ-të për vajzat dhe gratë në Kosovë.

Tutje, ai tha se për 3 vjet MZhR ka mbështetur 141 projekte të udhëhequra nga gratë.

“OJQ ka trajtuar probleme të ndryshme. Duke ofruar mundësi grave në ndërmarrësi. Gratë në ndërmarrësi përfshihen në 10%. MZhR ka prioritet përkrahjen e grave dhe vajzave. Për 3 vjet MZhR ka mbështetur 141 projekte të udhëhequra nga gratë”.

Koordinatorja për Zhvillim e OKB-së, Ulrika Richardson, tha se pandemia ka vënë
në pah dobësinë e programeve sociale në vend.


E kemi vërejtur se sa i rëndësishëm ka qenë roli i gruas dhe është dashur gratë
të punojnë  dyfish më shumë dhe ka shtuar
barrën në shpatullat e gruas. Dhe dhunë ndaj grave ka pasur gjatë pandemisë
dhuna në familje dhe ka qenë shumë brengosëse. Dhe i kemi vërejtur disa dobësi
në shoqërinë tonë. Neve duhet me mësua prej asaj krize dhe kemi mundësi me krijua diçka më mirë. Ka shumë
angazhim me partnerë ndërkombëtar. Kosova këtë e ka edhe me Kushtetutë dhe ka
sigurua rizotim për të luftuar dhunën ndaj fëmijëve dhe grave. Dhe tani kemi
mundësi të sigurojmë se të drejtat e grave janë përmbushur dhe aty duhet të jetë
e drejta pa dhunë, për arsimim në kujdesin shëndetësor e produktiv në fuqizimin
e gruas dhe përfshihet edhe e drejta për punësim. Në anën tjetër është edhe një
gjë e mençur që duhet t’i përfshijmë edhe gratë në ekonomi. E shohim ekonominë
që rritet sepse gratë punësohen kjo duhet të ndodhë edhe në Kosovë. Duhet me iu
krijua edhe kushtet tjera kujdesin për fëmijë.”

Debati me temën: Ndërmarrësi, mundësi reale për të gjitha gratë dhe vajzat në Kosovë, është në kuadër të Projektit për Promovimin e Zhvillimit Ekonomik Rajonal përmes Akademia e Ndërmarrësisë, mbështetur financiarisht nga Ministria e Zhvillimit Rajonal.

Mbështetja e grave në ndërmarrësi ndikon në rritjen e ekonomike
Mbështetja e grave në ndërmarrësi ndikon në rritjen e ekonomike » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button