Lajmet e funditVendi

Mbahet takimi i parë i Komitetit Drejtues për Kornizën e Bashkëpunimit të OKB-së për Zhvillim të Qëndrueshëm

Në ndërtesën e Qeverisë, u mbajt takimi i Komitetit Drejtues të Kornizës së Bashkëpunimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Zhvillim të Qëndrueshëm (UNSDCF), për periudhën 2021-2025.

Në hapje të takimit, Kryeministri Kurti theksoi se Qeveria e Kosovës është e fokusuar në dy prioritete themelore dhe urgjente. E para ka të bëjë me fokusimin në menaxhimin e pandemisë së shkaktuar nga virusi COVID-19, me qëllim të minimizimit të pasojave në shëndetin publik. Ndërsa prioriteti i dytë është zbutja e pasojave ekonomike dhe sociale të shkaktuara nga pandemia, që kërkon mobilizim të gjithë potencialit shtetëror.

“Ne po punojmë së bashku me partnerët në vizionin tonë për qeverisje të mirë dhe sundim të ligjit, për rritje ekonomike, mjedis të pastër dhe resurse të qëndrueshme. Nëpërmjet kësaj do të jemi në gjendje të arrijmë vizionin tonë afatgjatë që i mundëson Kosovës të jetë pjesë e përpjekjeve globale për arritjen e Objektivave për Zhvillim të Qëndrueshëm,” tha Kryeministri Kurti.

Ky ishte takimi i parë i Komitetit Drejtues, që është organi më i lartë drejtues i UNSDCF 2021-2025, kornizë kjo që artikulon bashkëpunimin e sistemit zhvillimor të OKB-së me institucionet vendore dhe partnerët ndërkombëtarë, për arritjen e progresit lidhur me Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm, në përputhje me prioritetet e qeverisë.

Mbahet takimi i parë i komitetit drejtues për kornizën e bashkëpunimit të okb-së për zhvillim të qëndrueshëm
Mbahet takimi i parë i komitetit drejtues për kornizën e bashkëpunimit të okb-së për zhvillim të qëndrueshëm » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv
Mbahet takimi i parë i komitetit drejtues për kornizën e bashkëpunimit të okb-së për zhvillim të qëndrueshëm
Mbahet takimi i parë i komitetit drejtues për kornizën e bashkëpunimit të okb-së për zhvillim të qëndrueshëm » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button