Lajmet e funditVendi

Mbahet takimi i parë i Grupit Koordinues Ndër-Ministror, Kundër Dhunës në Familje

Sot, në ambientet e zyres së Ministrisë së Drejtësisë, u mbajt takimi i parë i Grupit Koordinues Ndër-Ministror, Kundër Dhunës në Familje, i thirrur nga znj. Nita Shala, Zëvendës Ministre dhe Koordinatore Nacionale kundër Dhunës në Familje.

Grupin e përshëndeti dhe përgëzoi me fjalë
hyrëse Ministrja e Drejtësisë, znj. Albulena Haxhiu.

Në takim u paraqitën aktivitetet e parapara
nga Ministria e Drejtësisë dhe institucionet tjera pjesëmarrëse në adresimin e
fenomenit të dhunës në familje, me qëllim të harmonizimit të veprimeve
institucionale sipas përgjegjësive të secilit institucion.

Gjithashtu u dakordua takimi i rregullt i
Grupit Koordinues Ndër-Ministror Kundër Dhunës në Familje, çdo javë të fundit
të çdo muaji.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button