Lajmet e funditVendi

Nga 5 maji fillojnë vizitat në Shërbimin Korrektues të Kosovës

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinioni publik se nga data, 05 maj 2021, secili i burgosur do të ketë mundësi të pranoi në vizitë dy vizitorë të rritur dhe tre fëmijë.

Familjarët gjatë vizitës së tyre janë të
obliguar të respektojnë masat anticovid, (distancën sociale, vendosjen e maskës
dhe dezinfektimin e duarve).

Ndërsa, nga data 10 maj 2021, do të filloi
lejimin e vikendeve për të dënuarit të cilët plotësojnë kushtet ligjore për
shfrytëzimin e vikendit në shtëpi.

Pas kthimit nga vikendi, të burgosurit do t`i
nënshtrohen fazës së karantinimit  në
periudhë kohore prej së paku  7 ditësh.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka filluar
lehtësimin e masave në bashkëpunim me Departamentin Shëndetësor të Burgjeve.

Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë
bashkërendimin institucional me institucionet relevante të Republikës së
Kosovës dhe do të mbajë të informuar opinionin publik rreth hapave në vazhdim.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button