Lajmet e funditVendi

Macron: Ftoj Kosovën e Serbinë të angazhohen për gjetjen e një kompromisi në dialog

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron, para takimit në Pallatin Elisee në Paris kanë mbajtur një konferencë shtypi.

Gjatë konferencës për medie, para takimit Macron ka thënë se do të vazhdojë përkrahjen për Kosovën, ndërkaq theksoi se fton Kosovën e Serbinë për gjetjen e një kompromisi dhe arritjen e marrëveshjes.

Macron u shpreh se “Kosova si të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, ka një interes për BE-në, si udhëheqësit ashtu edhe populli i saj”.

“Do të keni mbështetjen tonë. Afërsia me BE-në, normalizimi i marrëdhënieve, për zhvillimin e qëndrueshëm, po ashtu me përfaqësuesin Lajçak, sikur një popull me vullnet të madh politik nga ana e të dyja vendeve në fjalë, juve dhe z.Vuçiq. I ftojë Kosovën dhe Serbinë të angazhohen si evropian në arritjen e një marrëveshje, dhe gjetjen e një kompromisi”, u shpreh Macron.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button