Lajmet e funditVendi

Lulzim Rafuna bëhet këshilltar i nënkryetarit të Kuvendit

Lulzim Rafuna, ish drejtor i Doganës së Kosovës është emëruar këshilltar i nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës, Bedri Hamza.

Lajmin e ka konfirmuar për gazetën “Epoka e re” vet Rafuna.

“Bedri Hamzen e njoh prej vitesh dhe çdo herë kam pasur bashkëpunim të mirë në anën profesionale me të. Nga data 1 maj zyrtarisht do t’ia fillojë punës me të”, ka thënë Rafuna.

Lulzim Rafuna më herët ka qenë edhe këshilltar i Edi Ramës, për dogana dhe tatime.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button