Lajmet e funditVendi

PDK-ja në Lipjan akuzon Komunën për “kurdisje” të konkurseve për drejtorë të shkollave

Subjekti opozitar Partia Demokratike e Kosovës, dega në Lipjan nëpërmjet një konference për media ka kritikuar qeverisjen e LDK-së me arsyetim se po i “kurdis” konkurset për drejtor të shkollave. Sipas PDK-së ekzekutivi ka për qëllim t’i rehatojë militantë të vet në këto pozita menaxheriale.

Driton Qeriqi, anëtar i kryesisë së PDK-së në Lipjan ka thënë se po vazhdon “kurdisja” e konkurseve për vendet e punës për zyrtarë politik të LDK-së.

“Nëse hymë me një vrojtim në faqen zyrtare të komunës së Lipjanit, të jep përshtypjen se komuna e jonë është punëdhënësi më i madh në vend. Këto pozita janë për ushtruesit e detyrave të drejtorëve të shkollave të cilët aktualisht mbajnë pozitat e tyre por disa prej tyre janë edhe aktivistë dhe udhëheqës së nëndegëve të LDK-së në fshatrat e tyre. Këta u.d-drejtorëve, për shkak të përgatitjeve jo adekuate nuk janë zgjedhur drejtor, por po bëhet mandati i dytë i këtij kryetari ata vazhdojnë të jenë në këto pozita, por tani për habi, kur ky ekzekutiv e ka nuhatur humbjen pas debaklit që pësojë në zgjedhjet nacionale, e tani tenton t’i rehatojë këta militant të vetë”, ka thënë Qeriqi.

Sipas tij, do të ishte mirë që ky ekzekutiv t’i hap pozitat e mësimdhënësve të cilët kanë shkuar në pension, me qëllim që të t’i jepej mundësia profesionistëve të japin kontributin e tyre në edukimin e brezave të rinj. “Për fat të keq kemi pasur raste ku zyrtarët e ekzekutivit nëpër këto pozita kanë dërguar familjar dhe militant partiak, të cilët kanë pasur problem serioze, me çka ne mundemi me ju ofruar edhe rate të tilla, që edhe sot kur po flasim, ende vazhdojnë nxënësit të humbin mësimin, apo kemi edhe raste kur dërgojnë militant pa asnjë mbulese.

Së pari këto dhjetëra konkurse janë shpallur në prag të gjashtëmujorit për zgjedhjet lokale pasi që kryetari i komunës tashmë e ka kuptuar dhe pranuar humbjen, andaj qëllimi i tij është që t’i rehatoi disa militant të cilëve i’u ka mbetur “borxh” nga e kaluara, e që ishin ushtrues detyre të drejtorëve pa kualifikimin siç është rasti me u.d. drejtorit shkollës së Babushit”, ka thënë më tej Qeriqi.

Ai i ka bërë thirrje kryetarit të Komunës që t’i ndalon këto “kurdisje” të konkurseve politike sepse shumë shpejt po i ofrohen gjashtëmujorit për zgjedhje lokale.

“Edhe sipas ligjit në fuqi këto vendime nuk kanë bazë ligjore. Ne kërkojmë që konkurset të jenë publike dhe të kenë qasje të gjithë qytetarët, mirëpo me këto veprime të kundërligjshme dhe me prapavija politike shumë shpejtë do të zhgënjeheni. Veprime të tilla të kësaj keqqeverisje kanë ndodhur edhe në të kaluarën, por ky reagim i PDK-së është bërë shkas me qellim të i’u jepet drejtë edhe mësimdhënësit meritor. Ky kryetar dikur thoshte se “jemi të pastër para ligjit dhe Zotit”, ndërsa sot po e shkel atë”, ka shtuar Qeriqi., duke ua rikujtuar kryetarit Ahmeti se gjatë fushatës zgjedhore ishte zotuar se nuk do të mbante asnjë drejtor dhe asnjë zyrtar me aktakuza, por sipas Qeriqit edhe këtë zotim e ka shkeli para qytetarëve. “Tashmë të gjithë e dinë se zyrtarisht dy drejtor të tij po përballen nëpër gjykata për shkak të aktakuzave. Ndërkaq, një inspektor ende gjendet në paraburgim për marrje dhe dhënie të ryshfetit. Pra, me këto veprime shumë shpejtë edhe ky kryetar do t’i bashkohet zyrtarëve të vet me aktakuza”, ka thënë ai.

Ndërkohë për kritikat e ngritura nga opozita, KOHA ka provuar të marrë një përgjigje edhe nga drejtoresha e Arsimit në Komunën e Lipjanit Elmaze Behluli, por ajo nuk ka qenë e qasshme.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button