Lajmet e funditVendi

Likaj i dorëzon detyrën e Ministres së Arsimit Nagavcit, na bashkon qëllimi i arritjes së cilësisë në arsim

Ish-ministri i Arsimit Shkences dhe Teknologjisë i ka dorëzuar detyren e ministres, Arbërie Nagavcit.

Likaj ka thënë se të gjithëve
na bashkon qëllimi i arritjes së cilësisë në arsim.

Postimi i plotë në facebook:

Me përgjegjësinë dhe
konsideratat më të larta i dorëzova detyrën e Ministres së Arsimit dhe Shkencës
zonjës Arbërie Nagavci.

Gjithsesi, përpjekjet e mia
për të kontribuar në fushën e arsimit do t’i vazhdoj edhe më tutje.

Ministria e Arsimit dhe
Shkencës si institucion në këto kohë sfiduese me pandeminë pati dhe ka sfida të
panumërta para vetes. Pavarësisht kësaj, ne kemi nisur shumë punë të mbara e
gjithmonë ka vend për të bërë më shumë.

Uroj e shpresoj që do të
vazhdohen punët e mira dhe vendi ynë do të numërojë edhe shumë të arritura të
tjera në fushën e arsimit.

Të gjithëve na bashkon
qëllimi i arritjes së cilësisë dhe gjithëpërfshirjes në arsim. Të gjithë ne
kalojmë në procesin e arsimimit që na përcakton të ardhmen dhe parametrat e
zhvillimit shoqëror.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button