Lajmet e funditVendi

Ligji për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme s’jep garanci për rezultate, tendencë për arsyetim dështimesh

Projektligji për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, në rast se shndërrohet në ligj, pas miratimit eventual në Kuvendin e Kosovës, nuk jep garanci që do të ketë rezultate konkrete, raporton Ekonomia Online.

Ehat Miftaraj nga
Instituti Demokratik i Kosovës (IKD), ka thënë për Ekonomia Online, se me të
njëjtin sistem të drejtësisë, ky projektligj nuk sjell ndryshime.

“Një sistem i drejtësisë,
të njëjtit gjyqtarë dhe prokurorë që e kanë një kornizë ligjore shumë të
avancuar për sekuestrim dhe konfiskim të pasurisë dhe nëse për 20 vite
pothuajse nuk ka asnjë rezultat nuk është garanci se nëse ua jep edhe një mundësi
tjetër në aspektin civil që qytetarët të vërtetojnë pasurinë e tyre nuk është
garanci që do të ketë rezultate konkrete. Me të njëjtat metoda të kërkojmë një
rezultat tjetër dhe pothuajse këtu zbatohet e njëjta qasje”, është shprehur ai.

Madje sipas
Miftarajt politika dhe sistemi i drejtësisë dështimet e tyre i arsyetojnë me
nevojën për shtim ligjesh, dispozitash e ligjesh.

“Është mirë që të
ndryshohen tri nene por prapë po kthehem ajo çka po themi me Ligjin për
konfiskim. Në vitin 2019 ka qenë Prokuroria e Shtetit që ka kërkuar të futen këto
nëse që sot po ndryshohen. Domethënë ka qenë kërkesë e prokurorisë sepse kanë
thënë që nuk po mundemi t’i luftojmë krimet e luftës për arsye se nuk kemi bazë
ligjore të duhur. Kjo tregon që politika e sistemi i drejtësisë dështimet e
tyre mundohet t’i arsyetojnë se kemi nevojë për një nen, dispozitë, apo ligj të
ri”.

“Derisa nuk
ndryshon mentaliteti i sistemit të drejtësisë, prokurorëve dhe gjyqtarëve nuk e
konsiderojnë si obligim që të respektojnë Kushtetutën së pari ata vet, t’i
zbatojnë obligimet që ua përcakton Kushtetuta dhe ligji nuk është se mund të
presim ditë më të mira. Për këtë arsye unë besoj që Lëvizja Vetëvendosje,
partia në pushtet të gjitha forcat dhe pushtetin e saj duhet ta drejtojë drejt
vettingut. Vetëm vettingu mund të jetë shpresë që të pastrohet sistemi nga
elementet kriminale, politikës, grupeve të interesit në mënyrë që pastaj të
kemi gjyqtarë e prokurorë që thjeshtë janë në gjendje të përmbushin mandatin e
tyre”, ka përfunduar për EO.

Hyrja në fuqi e Ligjit për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme po
cilësohet hap i mirë nga analisti, Arton Muhaxheri.

Muhaxheri në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se nëse
implementimi i këtij ligji fillon nga bashkëpartiakët e kryeministrit Kurti dhe
ministër së Drejtësisë Haxhiu, atëherë ka sinjale se është marrë seriozisht
trajtimi i tij nga kjo Qeveri.

“Konsideroj që ky
ligj mirë që është votuar, mirë është që do të ndodhë një gjë e tillë, nëse do
të ndodhë, por unë do të doja të shoh zotri Kurtin dhe ministren e Drejtësisë se
si do ta implementonte këtë ligj në favor të bashkëpartiakëve sepse ka bashkëpartiak
të cilët kanë krijuar pasuri të paligjshme, kanë krijuar pasuri që nuk i dihet
burimi. Pikërisht ky ligj duhet të fillojë nga ata që raportet e të hyrave dhe
shpenzimeve e investimeve nuk u përshtaten, nuk i barazohen. Nëse fillon ligji
prej atyre njerëzve që i kanë në parti, konsideroj që mund të thuhet se e kanë
seriozisht për ta trajtuar këtë ligj”, është shprehur ai.

“Ndryshe nëse këtë
ligj e kanë bërë për të iu hakmarrë kundërshtarëve politik mendoj që kjo është
një lojë që zotëri Kurti e bën për ta trembur opozitën dhe partitë tjera për të
mos i kundërshtuar në tema të caktuara”, ka shtuar ai.

Deputeti opozitar nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu
ka thënë për Ekonomia Online se Ligji për Konfiskimin e Pasurisë së
Pajustifikueshme është nismë ligjore që duhet të vazhdohet.

“Në Kuvend nuk ka asnjë nismë ligjore deri më tani, është një
koncept-dokument i aprovuar në Qeveri, kur të vije në Kuvend kemi me dhënë
kontributin. Uroj që Qeveria mos të tërhiqet prej kësaj nisme por të vazhdojë
procedurat që i takojnë sipas Kushtetutës dhe sipas ligjit”.

“Nuk kemi asnjë dokument në Kuvend sa i përket ligjit për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, unë e inkurajoj Qeverinë që të vazhdojë me atë koncept-dokument që e ka bërë publik”.

Ligji për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme s’jep garanci për rezultate, tendencë për arsyetim dështimesh
Ligji për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme s’jep garanci për rezultate, tendencë për arsyetim dështimesh » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv
Ligji për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme s’jep garanci për rezultate, tendencë për arsyetim dështimesh
Ligji për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme s’jep garanci për rezultate, tendencë për arsyetim dështimesh » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv
Ligji për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme s’jep garanci për rezultate, tendencë për arsyetim dështimesh
Ligji për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme s’jep garanci për rezultate, tendencë për arsyetim dështimesh » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button