Lajmet e funditVendi

Nuk lejohen të hyjnë në fakultete pa vaksinim – Parlamenti Studentor: Vendimi po respektohet

Shumica e studentëve kanë mirëpritur vendimin e fundit të Qeverisë, ku nuk lejohen të hyjnë në institucionet e arsimit të lartë pa pasur me vete certifikatën e vaksinimit apo testin anti-Covid, tha për Ekonomia Online, nënkryetari i Parlamentit Studentor, Fatlind Azizi.

Azizi tha se ky vendim është duke u respektuar
me përpikëri.

“Normalisht që kemi pasur dy lloje të
reagimeve nga ana e studentëve, ata që janë pajtuar pra një shumicë që e kanë përkrah
këtë vendim dhe ata vet janë vaksinuar, dhe që hyrja të bëhet vetëm nga ata që
janë vaksinuar, por nga ana tjetër kemi pasur edhe studentë që ashtu besojnë që
nuk duhet me qenë një detyrim i tillë dhe që akoma nuk janë vaksinuar”,
tha ai.

Tutje ai tha se është gjë e mirë që në Qendrën
e Studentëve do punohet me kapacitete të plota duke shpresuar që edhe në
fakultete të nis sa më shpejtë mësimi fizik.

“Nuk mund të them se sa është i drejtë
apo i padrejtë sepse kemi mendime nga më të ndryshmet. Por ajo që më gëzon shumë
është se tash në Qendrën e Studentëve do punohet me kapacitete të plota dhe se
do pranohen më shumë se katër mijë studentë, duke shpresuar që një gjë e tillë
do bëhet edhe në fakultete sepse tashmë mësimi online ka rënë më për toke”,
theksoi tutje ai.

Azizi tutje tha se nuk beson që do ketë parregullsi
sa i përket kësaj çështje të verifikimit dhe se tashmë nëpër disa fakultete
edhe nuk lejohet hyrja pa qenë i vaksinuar, raporton EO.

“Nuk besoj që do ketë parregullsi, unë tashmë po ndjek të gjitha fakultetet dhe nuk po lejohet as edhe një student pa pasur dëshminë e vaksinimit dhe mendoj që do shkoj me rregull ky proces i verifikimit”, përfundoi ai.

Nuk lejohen të hyjnë në fakultete pa vaksinim – parlamenti studentor: vendimi po respektohet
Nuk lejohen të hyjnë në fakultete pa vaksinim – parlamenti studentor: vendimi po respektohet » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button