Lajmet e funditVendi

Latifi: Siç duket jemi mjaft të marrë sa sherret e dynjasë me i futë brenda shtetit tonë

Profesori universitar, Blerim Latifi ka komentuar reagimet në Kosovë për sulmet në mes të Izraelit dhe Hamasit. Ai ka thënë se Kosova nuk ka fuqi që sherret tona me i nxjerrë jashtë vendit.

Më tutje ai tha se “siç duket, jemi mjaft të marrë sa sherret e dynjasë me i futë brenda shtetit tonë”.

“I ligu sherrin e shpisë t’vet e nxjerr n’katun, e i marri, budalla, sherrin e katunit e bjen n’shpi t’vet! Kështu thotë një urti kanunore. Na nuk kemi fuqi që sherret tona me i nxjerrë n’botë, por, siç duket, jemi mjaft të marrë sa sherret e dynjasë me i futë brenda shtetit tonë”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button