Lajmet e funditVendi

Largimi i bllokadave në veri, protestuesit brohorasin “Serbia, Serbia”

Një grup i protestuesve serbë janë duke brohoritur Serbia, derisa disa prej tyre kanë filluar të largojnë barrikadat nga rrugët që qojnë në Jarinjë dhe Bërnjak.

Situata është e qetë, ndërsa KFOR dhe Njësia Speciale po vazhdojnë të qëndrojnë në vendkalimet kufitare.

Serbët lokalë tash e dy javë kishin bllokuar rrugët me kamionë, duke pamundësuar kështu lëvizjen e automjeteve, e duke detyruar qytetarët të kalojnë në këmbë kufirin, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, rrugët pritet të lirohen sot, sipas marrëveshjes që është arritur para dy ditësh në Bruksel, mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e targave.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button