Lajmet e funditVendi

Lajçak takohet me sekretarin e OKB-së, bisedojnë për dialogun Kosovë-Serbi

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është takuar sot me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.

Lajçaku ka bërë të ditur se gjatë këtij takimi kanë biseduar edhe për dialogun Kosovë – Serbi dhe normalizimin e marrëdhënieve në mes të dy vendeve.

“Shumë i lumtur që u takova me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres gjatë vizitës së sotme të tij në Bruksel. Ne folëm për angazhimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor, dhe në veçanti për dialogun për normalizim të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë”, shkroi Lajçaku në Twitter.

Kujtojmë që Lajçak ishte po ashtu prezent në takimin në Brukselit mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq.

Një takim tjetër pritet të ndodh në fund të korrikut mes dy liderëve të dy shteteve në konflikt të ngrirë.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button