Lajmet e funditVendi

Kuvendi voton për heqjen e homologimit

Me 70 vota për, Kuvendi ka
miratuar në parim Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për
Automjete që mundëson heqjen e homologimit, raporton Ekonomia Online.

Përderisa Partia Demokratike e
Kosovës nuk morri pjesë në votim

Shefja e GP të VV-së Mimoza
Kusari-Lila tha se me këtë ndryshim do të largohet kjo padrejtësi që ka mbizotëruar
për një dekadë.

“Me plotësim ndryshimin e Projektligjit
për Automjete do të hiqet kjo padrejtësi me mbi një dekadë, ne e konsiderojmë
se e rëndësishme është që të sigurohet kjo padrejtësi pasi që nga viti 2009 kjo
mundësi ju është dhënë vetëm një operatori”.

Kryetarja e Komisionit për Bujqësi,
Fitore Pacolli tha se shumë shpejt ministri i linjës do t’i sjellë Ligjin e ri
për automjete.

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku
tha se nevoja për ndryshim nuk është vetëm te një pikë.

“Ky ligj do të vjen me një
shqyrtim dhe plotësim ndryshim dhe nevoja për ndryshim nuk është vetëm për një
pikë dhe të presim ministrinë”.

Shefi i GP së AAK-së, Besnik Tahiri
tha se e përkrah në parim plotësim ndryshimin e Ligjit për Automjete, raporton
EO.

“Në parim grupi parlamentar e
mbështet në parim plotësim ndryshimin e këtij Ligji”.

Armend Zemaj, nga LDK-ja, tha se
nuk mund të mashtrohen qytetarët vetëm se po largohet homologimi, por të hiqet
akciza dhe ndryshime të tjera, raporton EO.

“Homologimi ka marr konotacion politik dhe jo rrallë herë, dikush e ka plot gojën përkrahje për mërgatën”.

Kuvendi voton për heqjen e homologimit
Kuvendi voton për heqjen e homologimit » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button