Lajmet e funditVendi

Kuvendi i Podujevës miraton buxhetin prej mbi 23 milionë euro, pa votat e LDK-së

Kuvendi i Komunës të Podujevës, në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur sot, ka miratuar projektbuxhetin e komunës për vitin 2022.

Në mbledhjen ku ishte i pranishëm edhe kryetari, Shpejtim Bulliqi, kaloi buxheti prej 23,449,521 euro, por pa votat e LDK-së, që është në opozitë, transmeton Klankosova.tv.

“Propozim vendimin për miratimin e projektbuxhetit e prezantoi drejtori i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Fatlum Osmani, i cili theksoi se buxheti është njëra nga dokumentet më të rëndësishme në të cilën paraqiten objektivat e të hyrave dhe shpenzimeve buxhetore me anë të cilës synohet arritja e objektivave zhvillimore të komunës sonë. Ai tha se disa nga objektivat e komunës së Podujevës janë: Përmirësimi i infrastrukturës në qytet dhe në fshatra, qytet të zhvilluar me plan urbanistik, ngritja e nivelit të arsimit, zhvillimi i shëndetësisë, duke ofruar shërbime cilësore për qytetarë, zhvillimi i kulturës dhe sportit, ruajtja e ambientit, zhvillimi i bujqësisë, zhvillimi i ekonomisë dhe turizmit. Të gjitha këto objektiva i kemi inkuadruar në buxhetin 2022.” thuhet në një postim në Facebook të Komunës.

Pas diskutimeve nga asamblistët, me 18 vota pro u miratua projektbuxheti për vitin 2022. Bulliqi në adresimin e tij, ftoi asamblistët të votojnë buxhetin, duke u zotuar se do të ketë edhe projekte të cilat do të inkorporohen gjatë rrugës.

“Kuvendi, gjithashtu ka votuar edhe përbërjen e grupit punues për përgatitjen e draft- Planit të punës së Kuvendit të Komunës për vitin 2022 në përbërje Arjant Topania (LDK), Fitim Muçolli (LVV), Arbnor Fazliu (AAK), Mimoza Abdullahu (PDK) ndërsa dy përfaqësuesit e ekzekutivit ditëve në vijim.”

Gjithashtu kaluan edhe parashikimet buxhetore për vitin 2023-2024.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button