Lajmet e funditVendi

Kuvendi i Kosovës pritet të rinisë punën, të hënën mblidhet kryesia

Kuvendi i Kosovës do të rinisë punën nga java e ardhshme.

Kryesia e Kuvendit do të mblidhet të hënën ku pritet të diskutohen pikat e papërfunduara nga seancat që ishin mbajtur në sesionin pranveror.

Shefat e grupeve parlamentare do të diskutojnë edhe për mbajtjen e seancës së parë të sesionit të ri vjeshtor.

Më poshtë është rendi i ditës së kësaj mbledhje:

  1. Miratimi i procesverbali të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,
  2. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare e mbajtur më 16, 19, 21, 28 korrik dhe 6 gusht 2021:
  3. Votimi i Projektligjit nr.08/L-006 për ratifikimin e amendamentimit të Marrëveshjes ndërkombëtare me Bankën Evropiane për Investime (BEI), për financimin e Projektit për rehabilitimin e linjës hekurudhore 10,
  4. Votimi i Projektligjit nr.08/L-008 për ratifikimin e Marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Agjencisë Austriake për Zhvillim për zbatimin e Projektit “Hulumtimi dhe shkencat e aplikuara në arsimin e lartë + (HERAS+) (ada numri referues 8116-00-2020)”,
  5. Votimi i kërkesës së Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë për ndryshimin e emërtimit të këtij komisioni.

III. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare e mbajtur më 12 gusht 2021:

  1. Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2020.
  2. Përgatitjet për Seancë plenare:
  3. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
  4. Pyetjet parlamentare,
  5. Miratimi i procesverbalitve nga seancaat e mëparshme,
  6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-013 për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj në Republikën e Kosovës,
  7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-017 për Agjencinë për parandalimin e korrupsionit,
  8. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për 8 (tetë) anëtarë nga komuniteti shqiptarë dhe 1 (një) anëtar nga komuniteti serb në Bordin e RTK-së.
  9. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button