Lajmet e funditVendi

Kusari-Lila: Është mëkat që mos të vlerësohet puna e Qeverisë

Shefja e GP të VV-së Mimoza Kusari-Lila
ka kërkuar që të bëhet debat në bazë të planifikimeve dhe jo në bazë të agjendës
politike, sa i përket gjendjes ekonomike në pandemi, raporton Ekonomia Online.

Tutje Kusari-Lila tha se është mëkat
që mos të vlerësohet puna e Qeverisë në uljen e rasteve me Covid-19.

“Është mëkat me ju njoftuar puna e Qeverisë në uljen e numrit të rasteve. Ajo çka mundon në këtë debat është se kërkesa kur është bërë ka munguar ideja në kontekstin kohor”.

“Trajtimi i kërkesës për debat në
Kryesi është bërë sipas procedurës. Krahasuar me atë kohë kur e keni bë kërkesën
për debat është 0.3% numri i të infektuarve”.

“Ligji për Rimëkëmbje është
miratuar me 4 dhjetor 2020, në Qeverinë Hoti ajo kërkesë është bërë nga PDK-ja,
dhe jo LDK-ja pas shtatë dështimeve”.

Ndaj Kusari-Lila ka reaguar Bedri
Hamza, nga PDK-ja, i cili kërkoi nga Kusari-Lila të tregojë një ndihmë që ka bërë
qeveria ndaj bizneseve, raporton EO.

“Se ki lexuar kornizën
afatmesme të shpenzimeve ose nuk po do me pranuar, por është dokumenti aprovuar
në Kuvend, dhe kur flisni për rritje e borxhit publik dhe del qe kjo Qeveria kanë
paraparë që borxhin publik ta rrit 100%, mos i ik debatit për ekonominë, ma thoni
një ndihmë që ja keni bërë bizneseve”.

Kusari-lila: është mëkat që mos të vlerësohet puna e qeverisë
Kusari-lila: është mëkat që mos të vlerësohet puna e qeverisë » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button