Lajmet e funditVendi

Kurti thotë se po përmirësojnë jetë e fëmijëve, Vitia thërret për vaksinim mbi 12 vjeç

Kryeministri i Republikës së Kosovës,
Albin Kurti ka marrë pjesë në përurimin e Spitalit të Fëmijëve, donacion nga
Emiratet e Bashkuara Arabe, raporton Ekonomia Online.

Ai është shprehur se është kënaqësi
të jetë i pranishëm në përurimin e spitalit të fëmijëve.

Kurti shtoi se janë zotuar për përmirësimin
e cilësisë dhe sigurisë së shërbimeve shëndetësore.

“I jemi mirënjohës për këtë
kontribut të çmuar në fushën e shëndetësisë. Përveç se investim në infrastrukturën
shëndetësore ky projekt është investim në fëmijë, në të ardhmen e vendit tonë”.

“Është thelbësore që të kujdesim për
ta. Gati të gjitha prioritetet tona janë të lidhur me fëmijët”.

 “Ky spital do të kontribuojë në përmirësimin e
jetës së fëmijëve dhe është dëshmi konkrete e miqësisë sonë me Emiratet”.

“Institucionet dhe qytetarët e
Kosovës janë mirënjohës. Konsiderata që kemi për fëmijët sot tregon se çfarë të
nesërme do të ketë shteti dhe shoqëria jonë”.

Tutja ai ka thënë se do të punojnë
që vizioni i shteti të realizohet me buzëqeshjet e fëmijëve, raporton EO.

Ministri i Shëndetësisë, Arben
Vitia tha se është një ditë e rëndësishme për shëndetin e fëmijëve tanë.
Poashtu ai ka njoftuar se spitali që po përurohet është më moderni në rajon në
vlerë prej 22 milionë euro.

“Është një kontribut i madh dhe do
të jetë një simbol i miqësisë mes dy vendeve tona. Është kontribut i disa gjeneratave
i pajisur me pajisje moderne për diagonstikë e trajtim të fëmijëve.

 “Ky spital do të ketë ndikim për ngritjen e
cilësisë së shërbimeve për fëmijët”.

Ai ka bërë thirrje për vaksinim të
fëmijëve mbi 12 vjeç si dhe për nënat shtatzëna.

Kurti thotë se po përmirësojnë jetë e fëmijëve, vitia thërret për vaksinim mbi 12 vjeç
Kurti thotë se po përmirësojnë jetë e fëmijëve, vitia thërret për vaksinim mbi 12 vjeç » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv
Kurti thotë se po përmirësojnë jetë e fëmijëve, vitia thërret për vaksinim mbi 12 vjeç
Kurti thotë se po përmirësojnë jetë e fëmijëve, vitia thërret për vaksinim mbi 12 vjeç » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button