Lajmet e funditVendi

Kurti pas takimit me Osmanin: Jemi për shtyrje të zgjedhjeve, s’e imponojmë qëndrimin tonë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se është për shtyrje të zgjedhjeve, pasi situata më pandeminë do të përkeqësohet më shumë se në zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë se janë për shtyrje të zgjedhjeve por nuk e imponojnë qëndrimin e tyre.

“Shtyrja e zgjedhjeve është që të mos kemi një valë të re, prandaj ne jemi për shtyrje, nuk imponojmë qëndrimin tonë. Jemi të brengosur pasi nuk krahasohen zgjedhjet lokale me nacionale. Nuk votohet një herë por edhe me balatozh, ne mendojmë që është më e mençur që të shtyhen. Është duke u përmirësuar situata por duhet të jemi të kujdesshëm të mos kemi një valë tjetër. Sido që të vendoset ne do ta pranojmë”.

Kurti pas takimit me osmanin: jemi për shtyrje të zgjedhjeve, s’e imponojmë qëndrimin tonë
Kurti pas takimit me osmanin: jemi për shtyrje të zgjedhjeve, s’e imponojmë qëndrimin tonë » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button