Lajmet e funditVendi

Kurti i shkruan letër UNESCO-s, kërkon që Manastiri i Deçanit të largohet nga kategoria në rrezik

Kryeministri Albin Kurti i ka dërguar letër UNESCO-s që katër monumentet e Kosovës që janë të listuara në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s (Manastiri i Deçanit, Patrikana e Pejës, Manastiri i Graçanicës dhe Kisha e Shën Premtes në Prizren) të largohen nga kategoria “në rrezik”.

Postimi i plotë:

Sot është 21 Maji, Dita Botërore e
Diversitetit Kulturor për Dialog dhe Zhvillim, e shpallur nga Asambleja e
Përgjithshme e UNESCO-s (Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë
dhe Kulturë). Duke marr shkas nga rëndësia e kësaj dite, sot i jemi drejtuar
UNESCO-s përmes një letre që e kemi nënshkruar bashkë me Presidenten znj. Vjosa
Osmani Sadriu dhe Kryetarin e Kuvendit z. Glauk Konjufca. Në letrën tonë kemi
shpjeguar veprimet e institucioneve të Republikës së Kosovës për mbrojtjen e
trashëgimisë kulturore dhe promovimin e të drejtave kulturore të të gjitha
komuniteteve që jetojnë në shtetin tonë. Gjithashtu, në emër të institucioneve
të Republikës së Kosovës kemi artikuluar disa kërkesa konkrete.

Së pari, kemi kërkuar që katër monumentet e
Kosovës që janë të listuara në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s
(Manastiri i Deçanit, Patrikana e Pejës, Manastiri i Graçanicës dhe Kisha e
Shën Premtes në Prizren) të largohen nga kategoria “në rrezik” pasi që
rrethanat e sigurisë në Kosovë kanë ndryshuar tërësisht nga viti i largët 2006
kur këto monumente janë vlerësuar si të rrezikuara.

Së dyti, i kemi ftuar që të rishikojnë
terminologjinë e vjetruar, pasi që në raportet dhe dokumentet e UNESCO-s edhe
më tutje përmendet “Provinca Autonome e Kosovës” (tanimë Republika e Kosovës)
dhe “Institucionet e Përkohshme të Vetëqeverisjes në Prishtinë” (tanimë
Institucionet Shtetërore të Republikës së Kosovës).

Së treti, kemi kërkuar nisjen e procesit për
ndryshimin e palës shtetërore përgjegjëse për këto katër monumente, duke e
larguar Serbinë dhe vendosur Kosovën në këtë përgjegjësi. Ndonëse në Listën e
Trashëgimisë Botërore palë shtetërore për katër monumentet në fjalë është Serbia,
ajo nuk ka asnjë kontroll real apo juridik mbi to, dhe rrjedhimisht nuk mund të
përmbushë detyrimet e saj karshi UNESCO-s. Zyrtarët e UNESCO-s i kemi siguruar
që sikurse deri tani, edhe në të ardhmen do të jemi të përkushtuar për të
mbrojtur, promovuar dhe zhvilluar të gjitha kishat dhe manastiret ortodokse në
Kosovë.

Së katërti, në emër të institucioneve të cilat
i përfaqësojmë, kemi garantuar që Kosova është plotësisht e gatshme për
anëtarësim në UNESCO, një e drejtë e mohuar para disa vitesh. Ne bësojmë që
pamundësia për t’u anëtarësuar në vitin 2015 në mungesë të një numri shumë të
vogël votash nuk duhet të shndërrohet në penalizim afatgjatë për Kosovën.

Ne jemi të vullnetshëm të bëhemi pjesë e familjes së madhe të UNESCO-s për t’i sjellë vlerë të shtuar njerëzimit përmes pasurisë sonë kulturore dhe për t’u bërë pjesë e përpjekjeve të përbashkëta për paqe të qëndrueshme në botë. Ne besojmë në universalitetin e trashëgimisë kulturore, dhe si të tillë në potencialin përbashkues të saj.

No photo description available.
May be an image of text that says 'constitution cultural e guarantees sites, well orthodox churches respect historical compromises from the provisions ahtisaari related the religious institution serbian orthodox constitutional, kosova law special other religious independent special both orthodox churches been giving lasting has protects particula oforthodox minority communities. And taken orthodox kfor kosova international religious the according kosova classified these monastery physical condition, allocates accordance initial from peja, publication confirmedb document recommended 2008 kosova today, this was have independence independence, previous territorialı kosova snota stat independence, without oversight. Factual reality, ultimate responsibility the protection cultural the monuments belongs institutions kosova. Although serbia listed party heritage four'
May be an image of text that says 'monuments obligations question, unesco. Legal real behalf future, monastery deçan, ask over them, and consequently cannot institutions wantt you protect, promote the the monastery of friday' church judging factual for these we placing remind you the state party lobbied keep looted transfer unesco and after property for battle other behalf inform you that kosova unesco heritage fully ready added efforts heritage, cultural heritage; there find peace kosova. World community our unifying finding each other. We want unite around osmani apиg sadriu republic kosova chairman ofthe assembly of the republic kosova kurti albin kurti prime minister of the republic kosova'

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button