Lajmet e funditVendi

Kurti prezanton planin qeverisës, premton reformimin e shëndetësisë

Kandidati për kryeministër, Albin Kurti ka prezantuar planin e qeverisës, ku tha se do të bëjnë reformim në shëndetësi, raporton Ekonomia Online.

“Pas shumë pengesave ajo sot po bëhet realitet dhe jemi  mbledhur këtu për të njetësuar vullnetin e qytetarëve. Pandemia mbetet sfida kryesore dhe pa humbur kohë me ministrin e MSh-së do të fillojmë luftimin e pandemisë dhe brenda vitit synojmë sigurimin e vaksinave për 60% të popullsisë, drejtësia arsimi dhe ekonomia kanë nevojë për reformë. Në Kosovën e papunë çdo vit është më i rëndë për qytetarët, ankthi i vazhdueshën për gjetjen e një vendi të punës është shtuar. Do të fillojmë me reformën në drejtësi dhe procesi i vettingut do të vazhdojë aty ku ka mbetur vitin e kaluar. Arsimi do të reformohet dhe shkollat tona duhet të kthehen në vende, dhe do të rishikojmë kurikulat në arsimin e hershëm. Do të bëjmë ndërlidhjen e arsimit me tregun e punës”, tha Kurti.

Kurti prezanton planin qeverisës, premton reformimin e shëndetësisë
Kurti prezanton planin qeverisës, premton reformimin e shëndetësisë » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button