Lajmet e funditVendi

Kurti pranon urime nga Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama Hajrizi, përmes një letre ka shprehur urimet e saj me rastin e zgjedhjes së z. Albin Kurti, Kryeministër të Republikës.

Në letër urim thuhet se Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës dhe ajo personalisht, e mirëpresin bashkëpunimin e ndërsjellë në forcimin e mëtutjeshëm të sundimit të ligjit.

Letra e plotë:

Z. Albin Kurti, Kryeminister
Qeveria e Republikes se Kosoves

I nderuar Kryeminister Kurti,
Me lejoni t’ju shpreh urimet me te sinqerta me rastin e zgjedhjes tuaj Kryeminister i Republikes se Kosoves, nje moment ky me rendesi te veçante per Ju dhe qytetaret e vendit.

Uroj shume qe nepermjet vizionit dhe programit tuaj qeverises, te arrini te konsolidoni edhe me tej te arriturat e deritanishme te vendit tone, ne perpjekjet e vazhdueshme per zhvillimdemokratik dhe prosperitet.

Gjykata Kushtetuese e Republikes se Kosoves dhe une personalisht, e mirepresim bashkepunimin e ndersjelle ne forcimin e metutjeshem te sundimit te ligjit dhe ne mbrojtjen e kushtetutshmerise ne vend.

I nderuar Kryeminister, shfrytezoj rastin t’ju shpreh konsideraten time me te lart dhe t’ju uroj suksese ne detyrat e rendesishme qe keni perpara.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button