Lajmet e funditVendi

Kurti e Murati japin detaje për pagesat për lehonat e shtesat për fëmijët

Kryeministri Albin Kurti, bashkë
me Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, kanë mbajtur
konferencë për medie, në lidhje me zbatimin e masës 3.5 përkatësisht pagesat
për lehonat dhe shtesat për fëmijët, nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike,
raporton Ekonomia Online.

Kurti tha se implementimi i kësaj
pako synohet që gratë të jenë të barabarta më shoqëri dhe përmes kësaj mbështetja
financiare të rritet pozita e saj vendimmarrëse.

“Përveç se premtim dhe qëllim kjo
mbështetje është vlerë dhe botëkuptim i kësaj Qeverie. Ne jemi zotuar se do ta
rrisim mirëqenien dhe do ta ulim varfërinë. Përmes kësaj pako po dëshmojmë që
nevojat e qytetarëve janë pikënisje e Qeverisë”.

“Ne duam ti mbështesim gratë sepse
synojmë shoqëri të barabartë. Për ne barazia nuk kufizohet vetëm me mundësi të
barabarta por arrihet kur mundësit marrin nevojat dhe kanë rezultat të barabartë.
Me këtë formë të mbështetjes po e fuqizojmë rolin e gruas në shoqëri. Po
kujdesimi për mirëqenien e saj financiare derisa ajo po kujdeset për fëmijën”, është
shprehur Kurti.

Ndërsa ministri Hekuran Murati tha
se pagesat për nënat do të shkojnë direkt në llogaritë e tyre.

Sipas Muratit përfituese do të jenë
të gjitha ato nëna mbi moshën 18 vjeçare.

Murati ka thënë se ato që nuk
figurojnë të punësuara që 12 muaj në ATK përfitojnë 170 euro për 6 muaj kurse
ato që figurojnë të punësuara përfitojnë 170 euro për 3 muaj, raporton EO.

“Fuqizimi i pozitës së gruas në
shoqëri është një prej qëllimeve të kësaj Qeverie. Këto masa synojnë forcimin e
pozitës financiare të gruas. Pagesat që do të bëhen nga kjo pako bëhet direkt në
llogaritë e grave. Kjo masë përfshinë pagesat për lehonat dhe shtesat për fëmijë”.

“Pagesa kryet për të gjitha gratë
mbi moshën 18 vjeçare dhe që nuk figurojnë të punësuar në 12 muajt e fundit
prej 170 euro për 6 muaj, kurse lehonat e punësuara do të përfitojnë mbështetje
financiare 170 euro për 3 muaj”.

Poashtu Murati bëri me dije se
shtesat e fëmijëve do të fillojnë të ndahen qysh tani.

“Për fëmijët nga 0 deri në 24 muaj
do të jetë 20 euro kurse 24 deri 16 vjet nga 10 euro”, ka thënë ai.

Gjatë konferencës u bë edhe demonstrimi
i një aplikimi përmes platformës online E-Kosova për të qenë përfitues për këto
dy pika nga masa 3.5.

Kurti e murati japin detaje për pagesat për lehonat e shtesat për fëmijët
Kurti e murati japin detaje për pagesat për lehonat e shtesat për fëmijët » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv
Kurti e murati japin detaje për pagesat për lehonat e shtesat për fëmijët
Kurti e murati japin detaje për pagesat për lehonat e shtesat për fëmijët » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv
Kurti e murati japin detaje për pagesat për lehonat e shtesat për fëmijët
Kurti e murati japin detaje për pagesat për lehonat e shtesat për fëmijët » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button