Lajmet e funditVendi

Kurti-Listës Serbe: Qeveria e s’është kundër serbëve

Kryeministri Albin Kurti tha se Qeveria nuk është kundër serbëve të Kosovës.

Kjo pasi deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq tha se qeveria është kundër serbëve, raporton Ekonomia Online.

Kurti tha se luftimi i krimit s’bëhet duke pasur parasysh etnitë e atyre që dyshohet.

“Qeveria nuk është kundër serbëve, unë kam ministër në qeveri që është kryetar i Listës Serbe. Luftimi i krimit dhe korrupsionit në Kosovë nuk bëhet duke pasë parasysh përkatësinë etnike të atyre që janë të dyshuar”, tha Kurti.

“Në këto grupet e krimit zakonisht nuk e gjen vetëm një etni, i gjen disa etni e së paku dy prej tyre prandaj asnjëherë qeveria s’ka pasur as qasje as intencë anti-serbe por është Serbia që është kundër Kosovës dhe përpjekjeve tona për progres socio-ekonomik dhe për avancim në agjendën evropiane”.

LEXONI EDHE:

Lista Serbe i kërkon Kurtit ta ndryshojë vendimin për referendumin

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button