Lajmet e funditVendi

Kurti: Kosova është shtet i pavarur e sovran, askush s’po ia cenon serbëve të drejtën e votës

Kryeministri Albin Kurti tha se të gjithë qytetarët janë të barabartë para ligjit dhe se Kushtetua u garanton të gjithëve të drejtat përfshirë edhe atë të votimit.

Kreu i ekzekutivit thotë se Kosova është shtet i pavarur, sovran dhe demokratik dhe nuk i mohon askujt të drejtën e votës, raporton Ekonomia Online.

Për këtë, ai po thotë se komunitetit serb nuk po i cenohet asnjë e drejtë për të marrë pjesë në referendumin kushtetues të Serbisë, por se këtu ka rregulla të bazuara në ligj se si duhet të kryhet ky proces votimi.

“Ushtrimi i kësaj të drejte duhet të bëhet nën ombrellën juridike tonën. Kjo s’është e paprecedentë. Edhe praktika evropiane e thotë të njëjtën. Këtu e dimë që shumë qytetarë që kanë dyshtetësi s’është e thënë që të votojnë vetëm në njërin shtet”.

Kurti ka thënë se votimi mund të bëhet vetëm me postë apo në zyrën ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë dhe në asnjë formë tjetër.

“Organizimi i votimit jashtë Zyrës Ndërlidhëse është kundër kufijve të ligjit dhe parimeve kushtuese të Republikës së Kosovës. Për të siguruar aplikim të Kushtetutës dhe legjislacionit të Republikës së Kosovës në tërë territorin e vendit, votimi në këtë referendum mund të bëhet në Zyrën Ndërlidhëse ose përmes postës”.

Kurti ka thënë se Kosova është shtet i ri dhe jo i madh, por megjithëkëtë “s’duhet të shkelim mbi ligjin dhe parimin qe vetë i kemi vendosur”.

Kurti: kosova është shtet i pavarur e sovran, askush s’po ia cenon serbëve të drejtën e votës
Kurti: kosova është shtet i pavarur e sovran, askush s’po ia cenon serbëve të drejtën e votës » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv
Kurti: kosova është shtet i pavarur e sovran, askush s’po ia cenon serbëve të drejtën e votës
Kurti: kosova është shtet i pavarur e sovran, askush s’po ia cenon serbëve të drejtën e votës » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button