Lajmet e funditVendi

Kurti për dialogun: Na duhet konsensus, pranimi i krimeve e përfaqësimi i barabartë janë parim

Kryeministri Albin Kurti para
deputetëve të Kuvendit ka paraqitur një ekspoze të të gjithë procesit të
dialogut me Serbinë qysh në nisjen e këtij procesi, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, dialogu është karakterizuar
me disa veçori që pengojnë të arrihen ato që janë paraparë.

Madje sipas tij, përfshirja e temave
të brendshme në dialog bie ndesh me parime.

Kurti shtoi se dëmi i shkaktuar
nga Qeveritë paraprake është që 22 vende që e kanë njohur Kosovën kanë ndikimin
nga 5 vendet mosnjohëse.

“Të përpiqemi që së bashku nga mësimet
e nxjerra të arrijmë në përfundime të vlefshme. Një dokument që e kemi përgatitur
fillon qysh me paraqitjen e kornizave në kuadër të të cilave filluar dialogu.
Kemi marrëveshjet e arritura në fazën e dialogut teknik e politik. Gjatë këtyre
fazave janë nënshkruar një sërë dokumentesh që kanë marrë emërime të ndryshme.
Për dokumentet e nënshkruara e të panënshkruara, publike e jo publike janë
vendosur emra të ndryshëm. Kemi 15-54 marrëveshje të ndara. Nga këto marrëveshja
janë pritë përfitime të mëdha për vendin, si ndikimi i Serbisë në Kosovë të
ndalohej, të përfitonte edhe ekonomikisht Kosova dhe që të përfundonte me marrëveshje
paqeje me dy vendeve”.

“Në përgjithësi mund të thuhet se dialogu
është karakterizuar me disa veçori që pengojnë të arrijnë ato që janë paraparë.
Futja e temave të brendshme në dialog bie ndesh me parime. Procesi gradualisht
ka rrëshqitur për rregullim të brendshëm të vendit tonë. Dialogu kishte filluar
pa parime. Vetë procesi i normalizimit të marrëdhënieve asnjëherë nuk është përkthyer
në përmbajtje. Mungon vullneti nga BE-ja për një marrëveshje finale me një
arsyetim jobindës si fakti për mosnjohjen e 5 vendeve të BE-së të cilat e kanë
kushtëzuar njohjen me dialogun Kosovë-Serbi”.

“Procesit i mungon një horizont
kohor, mungesa e afateve kohore e ka dëmtuar procesin sepse e ka ekspozuar në
ndikime politike. Tash është problematike sepse fillon cikli i zgjedhjeve në
qendra të vendimmarrjes. Ne jemi vend i pavarur dhe koha që kalon duhet të
sjellë ndryshim realiteti në Serbi, ta njohin Kosovën, jo në Kosovë të shfaqë
dyshime për shtetësinë e Kosovës”.

“Dialogu është dëmtuar në masë nga
qasja asimetrike e Bashkimit Evropian. Dëmi i shkaktuar nga Qeveritë paraprake është
që 22 vende që e kanë njohur Kosovën e kanë ndikimin tash nga 5 vendet mosnjohëse.
Ne u kemi vështirësuar atyre që të bëjnë trysni për neve”.

Kreu i Qeverisë ka thënë se vendit
i duhet konsensus i përgjithshëm dhe se parimet e tij si palë negociuese në këtë
proces janë pranimi i krimeve nga Serbia dhe përfaqësimi i barabartë i palëve,
raporton EO.

“Është e rëndësishme që uniteti i
brendshëm është i rëndësishme. Është e rëndësishme të ndërtohet konsensus të brendshëm
për këtë rast. Ne po raportojmë në Kuvend e Komisione ende pa filluar dialogut.
Qasjen ndaj tij e dini sepse atë e kam përsëritur disa herë”.

“Pranimi i Kosovës nga Serbia, pranimi i krimeve të saj si dhe barazia e palëve përfaqësuese janë parimet e mija”, ka përfunduar Kurti.

Kurti për dialogun: na duhet konsensus, pranimi i krimeve e përfaqësimi i barabartë janë parim
Kurti për dialogun: na duhet konsensus, pranimi i krimeve e përfaqësimi i barabartë janë parim » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button