Lajmet e funditVendi

Kurti i dërgon telegram ngushëllimi familjes së Rexhep Bojës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, nëpërmjet telegramit ka ngushëlluar familjen e ish-kryetarit të Bashkësisë Islame të Kosovës, Dr. Rexhep Boja, i cili dje u nda nga jeta.

Në letrën e ngushëllimit, kryeministri Kurti ka vlerësuar personalitetin e Bojës si intelektual, teolog e atdhetar, si edhe kontributin e tij në ruajtjen e islamit tradicional dhe kultivimin e promovimin e tolerancës fetare dhe vlerave kombëtare.

Po ashtu kryeministri ka theksuar kontributin e Bojës në luftën e përbashkët për liri e pavarësi dhe ndërtimin e shtetit dhe shoqërisë demokratike.

“Vdekja e papritur e Dr. Rexhep Bojës është humbje e pakompensueshme për popullin dhe shtetin e Kosovës. Do ta kujtojmë me krenari e respekt punën dhe kontributin e tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, si edhe ndërtimin e shoqërisë së lirë e demokratike”, ka shkruar ndër të tjera kryeministri Kurti në telegramin dërguar familjes së Rexhep Bojës.

Ai ka shtuar se takimet dhe bisedat me z. Boja ishin gjithmonë miqësore dhe të përzemërta, ashtu siç ishte edhe takimi i tyre i fundit më 2 gusht 2021.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button