Lajmet e funditVendi

Kurti: Bashkëpunimi dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore janë parime të politikës së jashtme

Kryeministri Albin Kurti ka marrë pjesë në hapjen e edicionit të 7-të të Shkollës Diplomatike, e organizuar nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Fondacioni Friedrich Ebert Stiftung, raporton Ekonomia Online.

Ai fillimisht uroi drejtorin e Përgjithshëm të Akademisë Diplomatike, Sabri Kiçmari dhe Drejtorin e Fondacionit Friedrich Ebert Stiftung, Rene Schlee,  për organizimin e këtij edicioni dhe falënderoi diplomatët që kanë udhëtuar distanca të gjata për të qenë pjesëmarrës në këtë ngjarje.

Bashkëpunimi dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore, paqja e qëndrueshme dhe stabiliteti afatgjatë me shtetet e rajonit dhe më tej, janë parimet e politikës sonë të jashtme, u shpreh kryeministri Kurti.

Me besimin se nëpërmjet kontakteve formale dhe joformale në mes diplomatëve tonë do të mund të arrihet një bashkëpunim më i avancuar dhe mirëkuptim në mes vendeve dhe qeverive tona, kryeministri Kurti i uroi edhe një herë mirëseardhje të pranishmëve në Kosovë dhe punë  të mbarë gjatë qëndrimit të tyre në vend.

Në edicionin e sivjetmë, është trajtuar tema “Siguria bashkëpunuese në kohët e Pandemisë”.

Kurti: bashkëpunimi dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore janë parime të politikës së jashtme
Kurti: bashkëpunimi dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore janë parime të politikës së jashtme » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button