Lajmet e funditVendi

Kthimi i TVSh-së në 18% – Sogojeva paralajmëron protesta: Bizneset janë në gjendje të keqe

Kryetari
i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Hysen Sogojeva në një intervistë për
Ekonomia Online, është shprehur i shqetësuar lidhur me paralajmërimin se
TVSh-ja nga 8% do të kthehet nga 1 janari në 18%.

Sipas
tij, bizneset janë në gjendje të keqe, prandaj edhe masat që do të marrin ditëve
në vazhdim për të kundërshtuar këtë vendim thotë se nuk do të jenë të mira për
Qeverinë.

“Ne kemi pas një
takim me ministrin Murati para 1 muaj e gjysmë diku dhe ne i’a kemi shpreh
shqetësimet tona që me skadimin e vendimit që është deri me 31 dhjetor të këtij
viti të vazhdohet së paku edhe për 3-4 vite për arsye se dihet në çfarë gjendje
janë bizneset hoteliere dhe turistike. Mirëpo ne e pamë edhe vendimin e ATK-së,
vendimin i cili nëpërmjet ATK-së është shpërnda dhe të drejtën me ju thënë
është një shqetësim mjaft i madh kështu që ne me çdo formë këtë do ta
kundërshtojmë”.

“Është festa kështu që
po presim deri me 1, 2, 3 dhe nëse jo atëherë ne do të ulemi si kryesi e Odës dhe
bashkë me të gjithë akterët që janë shoqatat tjera do të konsultohemi dhe do të
shkojmë edhe në forma tjera të cilat nuk kishin me qenë mirë as për neve e as
për Qeverinë”.

Sogojeva nuk ka përjashtuar
organizimin e protestave, duke e konsideruar të paarsyeshëm deklarimin e
ministrit Hekuran Murati për humbjet e shkaktuar pas vendosjes së kësaj mase.

“Do të jenë të
mundshme sepse e kemi shpreh ne shqetësimet. Nuk ka arsyetim, arsyetimi ka qenë
që diku 15 deri në 18 milionë ne si Qeveri pi hupim me këtë TVSh-në a nuk po
llogaritet që me qato 17 milionë sa janë që këtë i ndihmojnë bizneset për me
mujt me jetuar edhe prej tyre prapa me e marr tatimin. Kjo formë e arsyetimit
për neve nuk qëndron”.

“Do të
organizohemi, ndoshta ekziston një mundësi që mos t’i përgjigjemi, por ndoshta
është herët me fol dhe nuk është mirë ky vendim. Ky vendim është mirë që të
rishqyrtohet ose të korigjohet më mirë për me mujt bile me i’u dhanë edhe një
afat sepse bizneset edhe ashtu janë keq”.


kuadër të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike ishte paraparë që të reduktohet norma
e TVSh-së nga 18 në 8 për qind për hotelerinë dhe gastronominë gjatë vitit 2021.

Kthimi i tvsh-së në 18% – sogojeva paralajmëron protesta: bizneset janë në gjendje të keqe
Kthimi i tvsh-së në 18% – sogojeva paralajmëron protesta: bizneset janë në gjendje të keqe » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button