Lajmet e funditVendi

Kryetari i Malishevës uron qytetarët për Vitin e Ri

Kryetari i komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka uruar qytetarët që viti 2022 të jetë vit i mbarë, i gëzimeve dhe festave.

Kastrati thotë se viti që po lëmë pas ishte një vit i sakrificës së punëtorëve shëndetësor, të cilëve u është mirënjohës e falënderues që përmes punës së tyre ndihmuan familjarët e të gjithëve.

Urimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Komunës së Malishevës,

Na ndajnë vetëm pak orë nga përfundimi i këtij viti kalendarik, që për fatin jo të mirë, si e gjithë bota, edhe ne po e përmbyllim me shumë vështirësi, për shkak të ballafaqimit me pandeminë, që na ka marrë shumë njerëz të dashur, dhe e ka rënduar aq shumë gjendjen ekonomike e sociale të familjeve tona.

Po lëm pas një vit të sakrificës së punëtorëve shëndetësor, të cilëve u jam nga zemra mirënjohës e falënderues që përmes punës së tyre fisnike kanë ndihmuar gjyshërit tanë, prindërit tanë, vëllezërit tanë, motrat tona dhe mbi të gjitha, fëmijët tanë.

Të dashur qytetarë,

Në vitin që po hymë kemi shumë shpresë e besim, se do të jetë një vit i fillimit të një epoke të re të zhvillimit të Malishevës, dhe unë dua që këtë histori suksesi ta bëjmë bashkë. Dua që bashkë të bëjmë punë të mira, në mënyrë që ta menaxhojmë edhe më mirë pandeminë, ta zhvillojmë ekonominë, ta rrisim edhe më shumë cilësinë në arsim, të mbështesim studentët, sportin, kulturën dhe të përkushtohemi për sa më shumë mirëqenie qytetare.

Uroj që viti 2022 të jetë një vit i mbarë, vit i zhvillimit të Malishevës sonë, vit i gëzimeve dhe festave në familjet tuaja.

Të dashur qytetarë, GËZUAR!

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button