Lajmet e funditVendi

Kryetari i PAI-t demanton anëtarin e partisë: Vazhdojmë të jemi pjesë e Qeverisë

Kryetari i Partisë së Ashkalinjve për Integrim, Hetem Arifi e ka demantuar njoftimin e zyrtarit të kësaj partie, Gani Elshani se ky subjekt politik ka dalë nga koalicioni qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje.

Arifi i tha Gazetës Express se PAI vazhdon të qëndrojë në koalicion dhe të jetë pjesë e Qeverisë.

“Jo bre keni marrë informacione gabimisht. Ne vazhdojmë me qëndru në koalicion, jemi pjesë e qeverisë”, tha Arifi.

Anëtari i PAI, Gani Elshani, ka shkruar sot në Facebook se kanë dalur nga Qeveria.

“Njoftim : Për elektoratin e Partisë së Ashkalive për Integrim .Prishet kualicioni PAI me VV në nivel qëndror .Largohën nga detyra zv.ministri dhe Këshilltarët”, shkroi ai.

Kryetari i pai-t demanton anëtarin e partisë: vazhdojmë të jemi pjesë e qeverisë
Kryetari i pai-t demanton anëtarin e partisë: vazhdojmë të jemi pjesë e qeverisë » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv

Ky postim është fshirë më pas.

Partia e Ashkalinjve për Integrim përfaqësohet në Kuvendin e Kosovës me një deputet: Bekim Arifin.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button