Lajmet e funditVendi

Kryetari Abdixhiku priti në takim Zëvendës Presidentin e Parlamentit Evropian Rainer Wieland

Sot, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku i shoqëruar nga nënkryetarja Shqipe Mjekiqi dhe Sekretari i Përgjithshëm, Imri Ahmeti, ka pritur në takim Zëvendës Presidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland. 

Kryetari Abdixhiku bisedoi me z. Wieland për qëndrimet e LDK-së karshi situatës politike në vend, vizionin e tij si dhe për përgatitjet e LDK-së për zgjedhjet lokale. 

Gjatë takimit, kryetari Abdixhiku shprehu mirënjohjen e tij për rolin mbështetës që ka luajtur Parlamenti Evropian dhe kërkoi nga ai që të ushtrojë ndikimin e tij tek institucionet tjera të BE-së për avancimin e Kosovës në proceset integruese, liberalizimin e vizave, si dhe për zhvillimin e gjithëmbarshëm të Kosovës. 

Zëvendës presidenti Wieland ofroi edhe njëherë mbështetjen e Parlamentit Evropian dhe të tij, për proceset integruese duke theksuar të ardhmen evropiane të Kosovës. 

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button