Lajmet e funditVendi

Kryesia mban mbledhjen e parë të sesionit vjeshtor, vendos për seancë

Shefat e Grupeve Parlamentare janë
mbledhur për herë të parë në sesionin vjeshtor, raporton Ekonomia Online.

Në rend dite janë një varg pikash
të papërfunduara nga seancat plenare të sesionit pranveror.

Gjithashtu në rend dite është edhe
përgatitja për seancë të re ku pritet të shqyrtohen këto pika:

– Shqyrtimi i parë i Projektligjit
për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj në  Kosovë;

– Shqyrtimi i parë i Projektligjit
për Agjencinë për parandalimin e korrupsionit;

– Formimi i komisionit ad hoc për
përzgjedhjen e kandidatëve për 8 anëtarë nga komuniteti shqiptar dhe një anëtar
nga komuniteti serb në Bordin e RTK-së.

Kuvendi ka mbyllur punimet për sesionin pranveror më 12 gusht.

Kryesia mban mbledhjen e parë të sesionit vjeshtor, vendos për seancë
Kryesia mban mbledhjen e parë të sesionit vjeshtor, vendos për seancë » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv

Rendi i ditës:

Në rendin e ditës janë pikat e
papërfunduara nga seanca plenare e mbajtur më 16, 19, 21, 28 korrik dhe 6 gusht
2021:

  1. Votimi i
    Projektligjit për ratifikimin e amendementimit të Marrëveshjes ndërkombëtare me
    Bankën Evropiane për Investime (BEI), për financimin e Projektit për
    rehabilitimin e linjës hekurudhore 10,
  2. Votimi i
    Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet
    Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Agjencisë
    Austriake për Zhvillim për zbatimin e Projektit “Hulumtimi dhe shkencat e
    aplikuara në arsimin e lartë + (HERAS+) (ada numri referues 8116-00-2020)”,
  3. Votimi i
    kërkesës së Komisionit për Bujqësi për ndryshimin e emërtimit të këtij
    komisioni.

Në rendin e ditës do të jetë edhe
pika e papërfunduar nga seanca plenare e datës 12 gusht:

– Votimi i raportit vjetor të
Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2020.

Pikë e rendit të ditës do të jenë
edhe përgatitjet për seancë plenare:

– Shqyrtimi i parë i Projektligjit
për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj në  Kosovë;

– Shqyrtimi i parë i Projektligjit
për Agjencinë për parandalimin e korrupsionit;

– Formimi i komisionit ad hoc për
përzgjedhjen e kandidatëve për 8 anëtarë nga komuniteti shqiptar dhe një anëtar
nga komuniteti serb në Bordin e RTK-së.

Ndërsa pika e fundit e rendit të
ditës do të jetë shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button