Lajmet e funditVendi

Kryesenatorja italiane, Casellati, uron kryeparlamentarin Konjufca

Kryetarja e Senatit të Italisë, Maria Elisabetta Alberti Casellati, ka uruar kryeparlamentarin Glauk Konjufca, me rastin e zgjedhjes së tij në krye të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Në telegram thuhet:

“Z. Kryetar,

Dëshiroj t’ju shpreh urimet e mia më të ngrohta për zgjedhjen Tuaj Kryetar i Kuvendit të Kosovës, vend të cilin pata kënaqësinë ta vizitoja menjëherë pas zgjedhjes sime Kryetare e Senatit.

Uroj që, pasi të kenë përfunduar kufizimet e vendosura nga kjo pandemi, do të kemi mundësi për dialog dhe takim personal.

Ju lutem pranoni konsideratën time më të lartë”. 

Kryesenatorja italiane, casellati, uron kryeparlamentarin konjufca
Kryesenatorja italiane, casellati, uron kryeparlamentarin konjufca » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button