Lajmet e funditVendi

Kryeministri Kurti të premten raporton para deputetëve

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari- Lila tha se në kuadër të kësaj mbledhje u vendos që seanca e raportimit të kryeministrit Albin Kurti të mbahet të premten më 11 qershor, raporton Ekonomia Online.

“Në rendin e ditës ishte kërkesa e
kryeministrit Kurti për raportim para deputetëve lidhur me zhvillimet për
dialogun dhe raportimin e kryeministrit, ndërsa si pikë e tjetër në seancë
plenare do mbahet ditën e premte më 11 qershor, ndërsa punimet vazhdojnë ditën
e hënë për tema tjera, respektivisht për efektet e pandemisë, pra kemi dy dite
seanca.

“Po ashtu kërkuam që në zgjedhjen e
kandidatëve dhe trupave të raportimit të ketë bord shtesë për rritjen e transparencës
për intervistat e kandidatëve, në kuadër të përgjegjësisë që kemi si
kandidatë”, tha Kusari-Lila.

E pyetur për takimin e kryekuvendari Glauk Konjufcës
në Tiranë ku ka thënë se ka frikë të diskutohet në dialog lidhur me asociacionin,
Kusari tha se kjo është çështje që i takon vet kryeministrit.

“Është çështje që kryeministri Kurti të
raportojë edhe pse nuk kam një informatë që ka një pikë të tillë”, theksoi
tutje ajo.

“Rezolutën në këtë temë pra për dialogun e shohim si të panevojshme”, u përgjigj Kusari-Lila lidhur me rezolutën mbi dialogun.

Kryeministri kurti të premten raporton para deputetëve
Kryeministri kurti të premten raporton para deputetëve » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button