Lajmet e funditVendi

Kryeministri Kurti mori pjesë në mbledhjen e bordit të Aleancës Progresive

“Demokracia ka nevojë për qytetarë aktivë dhe të mirë informuar që marrin pjesë dhe angazhohen”, tha Kryeministri i Republikës së Kosovës në takimin virtual të bordit të Aleancës Progresive (Progressive Alliance).

Ai theksoi domosdoshmërinë për arsimim të mirë dhe media të lira që kërkojnë të vërtetën, nxjerrin në pah korrupsionin dhe skandalet dhe mbajnë përgjegjës përfaqësuesit e zgjedhur.

Kryeministri Kurti vuri theksin te dy çështjet më urgjente për qytetarët, të cilave u përgjigjet Programi Qeverisës: puna dhe drejtësia.

“Qytetarët duan një shtet demokratik që respekton dhe mbron të drejtat e njeriut dhe të drejtat civile, që funksionon bazuar në sundimin e ligjit, lirinë e medias dhe lirinë e fjalës. Ata duan një sistem të pavarur dhe profesional të drejtësisë që jep vërtetë drejtësi dhe një qeveri që punon për të gjithë, pavarësisht prejardhjes dhe të ardhurave,” tha ai.

Aleanca Progresive është një aleancë ndërkombëtare politike e partive dhe organizatave politike socialdemokrate dhe progresive.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button