Lajmet e funditVendi

Zv kryeministri Bislimi posedon rreth 450 mijë euro pasuri të paluajtshme, dy vetura dhe një kredi

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi ka bërë deklarimin e pasurisë për vitin 2021 në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Sipas deklarimeve në AKK, Bislimi posedon pasuri të paluajtshme në vlerë prej 448 mijë euro.

Bislimi ka deklaruar se posedon një shtëpi e blerë me kredi që kap vlerën prej 260 mijë euro, banesë e blerë në vlerë prej 120 mijë euro, një tjetër banesë e blerë me kredi në vlerë prej 48 mijë euro që është pronë e bashkëshortes së tij, dhe një shtëpizë pushimi në vlerë 20 mijë euro, shkruan Telegrafi.

Zv kryeministri bislimi posedon rreth 450 mijë euro pasuri të paluajtshme, dy vetura dhe një kredi

Zv.kryeministri posedon dy vetura, njëra pronë e tij tjetra e bashkëshortes, në vlerë 23 mijë euro.

Nissan Qashqai e cila është pronë e vetë zv.kryeministrit kap vlerën e 20 mijë eurove, kurse bashkëshortja posedon veturë të tipit Veturë Peugeot 107 në vlerë 3 mijë euro.

Zv kryeministri bislimi posedon rreth 450 mijë euro pasuri të paluajtshme, dy vetura dhe një kredi

Si para të gatshme zv.kryeministri ka deklaruar 8 mijë euro që janë të bashkëshortes së tij.

Gjithashtu Bislimi ka edhe një kredi të cilën e ka marrë në emër të bashkëshortes në vlerë prej 215 mijë euro në afat prej 15 viteve.

Të hyrat vjetore zv.kryeministri ka deklaruar si pagë bruto që e merr nga Qeveria në vlerë 1 mijë e 410 euro, dhe pagë nga AUK në vlerë 3 mijë e 780 euro.

Pagë nga AUK merr edhe bashkëshortja e tij në vlerë prej 2 mijë e 17 eruove. 

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button