Lajmet e funditVendi

Kryekuvendari Konjufca priti në takim shefin e Misionit të OSBE-së, Michael Davenport

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Michael Davenport, me ç’rast diskutuan për zhvillimet aktuale në vend dhe prioritetet e legjislaturës së re.

Ambasadori Davenport ritheksoi gatishmërinë e OSBE-së për të bashkëpunuar dhe ndihmuar Kosovën në proceset e mëtejme të reformave dhe të demokratizimit.

Kryekuvendari Konjufca e falënderoi ambasadorin Davenport për bashkëpunimin dhe mbështetjen e OSBE-së ndaj institucioneve të vendit tonë, duke nënvizuar rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit dhe synimin e anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button