Lajmet e funditVendi

Kryediplomati gjerman arrin në Kosovë

Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas, ka mbërritur në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë, për vizitën e tij zyrtare, raporton Ekonomia Online.

Maas pritet të arrijë në ora 14:00 në
Prishtinë, ku në aeroportin e Prishtinës do të pritet nga homologia e tij
kosovare, Donika Gërvalla-Schëarz.

Vizitën zyrtare, Ministri i Jashtëm e
Gjermanisë e nis me takimin e orës 15:00, ku do të pritet në Presidencë e
Kosovës nga Presidentja Vjosa Osmani.

Pas, këtij takimi në agjendë parashihet që
Maas dhe Osmani të dalin në një konferencë të përbashkët për medie.

Pastaj, në ora 16:30, kryediplomati gjerman i
shkon në zyrë shefit të Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti.

Një orë më pas, në 17:30, Ministri gjerman do
të zhvillojë edhe një takim zyrtar me homologen e tij kosovare, Kryediplomaten
Donika Gërvalla.

Para nisjes për në Kosovë ministri i Jashtëm i
Gjermanisë, Heiko Maas, ka deklaruar se Prishtina dhe Beogradi duhet të
bashkëpunojnë në luftën kundër pandemisë.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button