Lajmet e funditVendi

Kreu i KQZ-së kërkon reformë – pozita pret të jetë i paanshëm, opozita kundër emërimit të tij

Kryesuesi i Komisionit Qendror të
Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi ka paraqitur para deputetëve sfidat
kryesore të këtij institucioni gjatë viti 2020, raporton Ekonomia Online.

Radoniqi në Komisionin për
Legjislacion e ka konsideruar sfidë mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme
komunale në dy komunat e Kosovës dhe ato të parakohshme, sepse sipas tij kjo ka
qenë diçka e re andaj ka vështirësuar organizimin e zgjedhjeve.

“Për shkak të pandemisë viti 2020
ka qenë i vështirë edhe për KQZ-në si për përmbushjen e obligimeve ashtu edhe për  organizimin e zgjedhjeve. Pra KQZ-ja është përballur
me sfidën e zgjedhjeve më kohë pandemie në komunën e Podujevës dhe Mitrovicës së
veriut. Kjo ishte një sfidë që përballej për herë të parë”.

“Masat e ndërmarra nga KQZ-ja në
zgjedhjet në ato dy komuna i kanë shërbyer si një vlerë edhe në organizmin e zgjedhjeve
të parakohshme të shkurtit. Ky vit ka qenë sfidues në realizimin e planeve në
kohët e paracaktuara. KQZ-ja në shumicën e kohës ka punuar me staf esencial”.

Poashtu Radoniqi u ka kërkuar përshpejtimin
e procesit të reformës zgjedhore.

“Sfidë mbeten mosndryshimi i Ligji
për zgjedhjet e përgjithshme dhe lokale. Konsiderojmë që Kuvendi duhet të përmbyll
procesin e reformës zgjedhore. Mosintergirmi i sistemit të adresave që po
ndikon në saktësinë e votuesve”, ka shtuar ai.

Kurse deputeti i LVV-së, Arban
Abrashi ka uruar Radoniqin dhe ka thënë se shpreson që ai do të udhëheq me këtë
institucion me paanshmëri.

“Ka pas shumë vendime që e kanë lënduar
procesin demokratik të vendit tonë, shpresoj që ju do ta siguroni një paanshmëri
në vendimmarrje”, është shprehur ai.

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra
ka përmendura edhe njëherë vendimin e presidentes Vjosa Osmani për shkarkimin e
Valdete Dakës nga kryesimi i KQZ-së. Ajo e ka quajtura të paprecedentë këtë
vendim, raporton EO.

Poashtu Deliu Kodra është shprehur
e shqetësuar për mos emërimin e një anëtari të dytë nga PDK-ja në KQZ, ku sipas
saj ky vend po tentohet t’i lihet një kandidateje për deputete nga Lista “Guxo”.

“Them atë që e kemi thënë si PDK
duhet të ndalemi në disa pika të cilat me i kemi adresuar shqetësimet tona.
Them që e kam lexuar raportin dhe e vlerësoj punën dhe i kuptoj sfidat që janë
përballur gjatë pandemisë”.

“E para ka të bëjë me veprimet e
presidentiës Osmani qe po bën shkelje të Kushtetutës duke mos e zbatuar atë për
emërimin e një anëtari të dytë të PDK-së dhe për partinë VAKAT një anëtar”.

“Ne konsiderojmë që po bëhet një
shkelje tipike nga presidentja e vendit për faktin se kandidati i tretë që
pritet të hyj në KQZ është një kandidatë e Listës Guxo. Është e paprecedent mënyra
se si Osmani ka shkarkuar një zonjë që ka respektuar ligjet e Kosovës”.

Deputeti tjetër i kësaj partie, Hajdar Beqa ka thënë se Kosova ka nevojë për një refomë zgjedhore, por jo që një gjë e tillë të bëhet me nguti.

Kreu i kqz-së kërkon reformë – pozita pret të jetë i paanshëm, opozita kundër emërimit të tij
Kreu i kqz-së kërkon reformë – pozita pret të jetë i paanshëm, opozita kundër emërimit të tij » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button