Lajmet e funditVendi

Krasniqi: Me Thaçin, niveli i agjendës ka qenë larg më serioz dhe dinamik se ky tani

Kreu i PDK’së, Memli Krasniqi ka folur për vizitën e Presidentes, Vjosa Osmani në SHBA.

Krasniqi ka thënë se është i befasuar me mungesën e takimeve të rëndësishme të Presidentes në OKB, përcjell Periskopi.

Ai ndër të tjera ka thënë se në kohën kur Kryeministër ka qenë, Hashim Thaçi, niveli I agjendës ka qenë shumë larg më i mirë se ky tani.

“Jam i befasuar me mungesën e takimeve të rendësishme të Presidentes në OKB. Unë kam pasur në të kaluarën pozicione të caktuara institucionale ku kam marrë pjesë vetë në Asamblen e Përgjithshme, ku Kryeministër ka qenë Thaçi dhe niveli i agjendës së tij ka qenë shumë larg, më serioz edhe në dinamikë edhe në numër”.

“Unë nuk kam pritur këtë nivel të vizitës, kam pritur nivel më të lartë. Shpresoj se nuk ka të bëjë me injorimin e skenës ndërkombëtare”, tha Krasniqi.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button