Lajmet e funditVendi

Krasniqi: Rekomandimi i IKShP-së për shtyrje të zgjedhjeve ngjason me pamflet politik

Albert Krasniqi nga Demokracia Plus ka thënë se letra e IKSHP-së për presidenten Vjosa Osmani me rekomandimin për shtyrjen e zgjedhjeve po i ngjan një pamfleti partiak sesa një vlerësimi profesional.

Krasniqi ka shkruar se rekomandimi i IKSHP-së nuk përmban asnjë të dhënë për të mbështetur rekomandimin për shtyrjen e zgjedhjeve.

“Analiza “profesionale” e IKSHPK-së më shumë po i ngjanë një pamfleti partiak sesa një vlerësimi profesional. Nuk përmbanë asnjë të dhënë për të mbështetur rekomandimin për shtyrje të zgjedhjeve. Për më tepër, po bije në kundërshtim edhe me shifrat që një ditë më parë na i prezantojë Kryeministri për përmirësim të gjendjes me pandeminë”, ka shkruar ai.

Tutje, Krasniqi ka shkruar se IKSHPK do të duhej të dilte me protokolle të detajuara se si të organizohen zgjedhjet në kohë pandemie.

“Si mund t’i besojmë parashikimeve të IKSHPK-së për dy muajt e ardhshëm, e cila u akuzua nga kjo Qeveri se ka bërë rekomandime të gabuara për hapjen gjatë verës, si dhe ka llogaritut gabimisht që diaspora do të vije e vaksinuar?! Sot, IKSHPK do të duhej të dilte me protokolle të detajuata se si të zhvillohet fushata e të organizohen zgjedhjet në kohë të pandemisë”, ka shkruar Krasniqi.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button